MTKRS projektpunësimi on line
TIRANë- Përmes projektit on line punësimi.info, të prezantuar sot nga ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të rinjtë do të kenë mundësi që me anë të teknologjisë së informacionit të mësojnë më shumë në lidhje me mundësitë për punësim në sektorin privat dhe atë publik por edhe shërbime të tjera si formim profesional, arsimim, këshillim karriere, inofrmacion për ngritje biznesi, mbrojtje dhe asistencë ligjore në marrëdhëniet e punës etj.
Preojekti sipas ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ky shërbim do të jetë i dobishëm për të rinjtë dhe një ndihmë për ta në proceset e zhvillimit të fuqishëm të zhvillimit dhe integrimit, ku është përfshirë vendi ynë, rol kyc në të cilin ka dhe rinia. Me prezantimin e këtij sajti për punësim dhe fuqizimin e dialogut mes institucioneve politikëbërëse dhe partnerëve socialë rinorë, ministria e Kulturës, Rinisë dhe sporteve beson se bëhet një vlerësim më i drejtë i nevojave dhe kërkesave të realitetit të sotëm dhe sfidave që koha paraqet për rininë.
(m.a/News24/BalkanWeb)