E Diel, 1 Nëntor 2026

Pukë, grabitet sërishpërcjellësi elektrik, mungonenergjia prej 2 javësh

PUKE- Banorët e fshatit kabash në Pukë vazhdojnë të kenë probleme me energjinë elektrike. Sipas tyre përcjellësi elektrik prej 1250 metrash është grabitur sërish nga i njëjti person sikurse ka ndodhur edhe më parë.

Banorët thonë se grabitja e përcjellësit u ka shkaktuar mbi 2 javë mungesë energjie, ndërkohë që autori është ndaluar nga policia dhe më pas është lënë i lirë.

Për këta banorë, problem nuk është vetëm mungesa e eenergjisë por shmangia e grabitjeve të mëtejshme të përjellësit elektrik, i cili sipas tyre është zëvendësuar cdo herë që është grabitur me qëllim shitjen e tij për bakër.
(e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›