Sejdiu: Asnjëdiskutim meSerbinë për statusin
PRISHTINë- Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu shprehu vendimin e palëkundur të vendit të tij për të mos diskutuar asnjëherë me Serbinë për cëshjten e statusit që tashmë është zgjidhur.
Gjatë një takimi me një delegacion të Asamblesë Parlamentare të NATO-s që ndodhet në Kosovë, të kryesuar nga Sverre Myrli nga Norvegjia dhe me përfaqësues nga Mbretëria e Bashkuar, Turqia, Portugalia, Italia, Franca, Polonia e Sllovenia, Sejdiu kërkoi një presion më të madh të bashkësisë ndërkombëtare mbi Beogradin, i cili mbështet strukturat paralele në veri të vendit.
Presidenti Sejdiu e njoftoi delegacionin për zhvillimet e përgjithshme në Kosovë dhe shprehu një falenderim për kontributin që ka dhënë dhe po jep NATO-ja. Duke shfaqur qëndrimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për nevojën e prezencës së trupave të NATO-s në Kosovë, Sejdiu theksoi se reduktimi i këtyre trupave duhet të bëhet paralelisht me stabilitetin e vendit dhe me ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Sejdiu theksoi se në pjesën veriore të vendit duhet të ketë një angazhim më të madh të të gjithëve për luftimin e dukurive negative.
(m.a/News24/BalkanWeb)