MTKRS, shpall zyrtarisht vitin "Shopen 2010"
Sikundër në të gjithë botën edhe në Shqipëri është shpallur zyrtarisht viti "Shopen 2010". Në një aktivitet festiv të organizuar në ambjentet e MTKRS me praninë e ministrit Ferdinand Xhaferi ambasadorëve të Polonisë dhe Francës është mbajtur një konferencë për shtyp ku u shpallën veprimtaritë në kuadër të këtij viti të cilat do të zgjasin deri në muajin tetor. Për Xhaferin shpallja e vitit të Shopenit në Shqipëri është një arsye e mirë për të synuar integrimin tonë kulturor në familjen evropiane.
Viti ndërkombëtar muzikor 2010, i kushtohet njërit prej yjeve më të shndritshëm të muzikës, kompozitorit te madh romantik dhe pianistit Frederik Shopen. Deri në muajin tetor në Tiranë do të organizohen rreth tridhjetë koncerte ku do të luhen pjesë nga repertori i artistit me famë botërore të interpretuara nga artistë shqiptarë dhe të huaj.