Studentët krijojnë

Fakulteti i Arteve, gjegjësisht Regjia e Teatrit janë në përfundim të punës së tyre, duke përfunduar shfaqjet të cilat janë dhe pjesë e notimit në fund të semestrit mësimor.
Teatri “Dodona” mundëson promovimin e punës së tyre, duke dhënë mundësinë që shfaqjet e studentëve, sa janë ende pjesë e Fakultetit të Arteve të shfaqen në këtë teatër.
Të shtunën mbrëma u dha shfaqja e studentes së Regjisë së Teatrit, Kreshnike Osmani. “Makbethi” konkretisht e marrë skena e gostisë në veprën e Shekspirit. Shfaqja është punuar në tri sisteme, në atë “Stanislavski”, “Grotowski “ dhe “Brecht”.
Ndërsa jo lehtë studentet e Regjisë së Teatrit arrijnë të përfundojnë një shfaqje qoftë ajo edhe pjesë e punës shkollore. “Nuk e kam pasur të lehtë të bëj shfaqjen, sepse nuk e kam bërë vetëm regjinë por më është dashur të merrem edhe me kostumografi, skenografi muzikë, e pa dyshim kjo pjesa tjetër është e lodhshme”, tha regjisorja e shfaqjes Kreshnike Osmani.
Edhe pse është bërë punë dhe provat kanë zgjatur më shumë se një muaj, studentja në fjalë nuk ndihet shumë e kënaqur me punën finale. “Nuk ndihem shumë e kënaqur, ngase ndryshe mendoj që do të realizoja shfaqjen po mos të kisha obligim të merrem me punë tjera përveç regjisë”, tha Osmani.
Sipas regjisores së shfaqjes e cila është njëkohësisht punë shkollore, do të ishte më mirë po të vlerësohej ndryshe puna e një studenti në artin dramatik. Të vlerësohej aktori për aktrim, skenografi për skenografi, regjisori për regji, pa dyshim kur është fjala për një shfaqje e cila bëhet për provim shkollor.
Puna e saj është vlerësuar mirë nga regjisorë të cilët janë profesorë të Fakultetit të Artit, nga Agim Selimi, Bekim Lumi dhe Elmaze Nura.
Aktorët të cilët luajtën në shfaqje janë: Erind Lokaj, Rabije Kryeziu, Shkumbin Osmani, Doruntina Gërguri, Blerta Sylkaj, Qëndrim Kqiku, Liridon Nikqi, Mahir Bytyqi.