"Njeriu i Rërës", fiton çmimin e parë në konkursin e dramës shqiptare
Janë ndarë çmimet për konkursin e dramës shqiptare. Juria e përbërë nga pesë antarë ka zgjedhur midis 20 krijmtarive teatrale dy prej tyre duke nominuar me çmimin e parë dramën "Njeriu i Rërës" me autore Julia Ruvina dhe me çmimin e dytë dramën "20 vjet dy javë dy ditë"me autor Stefan Capaliku . Konkursi i dramës "Te flasim mbi kufijtë" është bërë i njohur në muajin maj të 2009-ës, si një projekt letrar dhe teatror një projekt që sipas Drejtorit të teatrit Kombëtar Kristaq Skrami do të ndikonte në krijimtarinë shqiptare.
Përveç një çmimi simbolik vepra fituese e çmimit të parë do të përkthehet në gjermanisht dhe do të botohet në 1000 kopje që do të shpërndahen së bashku me revistën austriake kulturore-teatrore "Buhne".