Sheshi Shopen në Tiranë

Kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana, ka kremtuar se bashku me kryeqytetet e tjera të Evropës, 200-vjetorin e lindjes se kompozitorit me famë botërore Frederik Shopen.
Me këtë rast, Bashkia e Tiranës, nen kujdesin e veçantë të kryetarit Edi Rama, zhvilloi një sërë aktivitetesh në nderim të 200 vjetorit të lindjes se kompozitorit polak. Aktivitetet, ku ishin të pranishëm përfaqësues të pushtetit vendor, të ambasadave atashuar në Tiranë dhe personalitete të tjera, nisën në sheshin para Gardës se Republikës me homazhet e rastit dhe vendosjen e luleve në bustin e kompozitorit polak, Frederik Shopen.
Më pas studentë të Akademisë së Arteve, luajtën për të pranishmit pjesë muzikore të kompozuara nga Shopen. Aktivitetet me këtë rast kulmuan me vendosjen e emrit “Frederik Shopen“, sheshit para Gardës se Republikës. Pllaka me emrin e kompozitorit me famë botërore u zbulua nga kryebashkiaku Rama dhe ambasadorët e Francës dhe Polonisë në Tiranë.
Përfundimi i aktiviteteve u shoqërua me një koktej në lokalin brenda Akademisë së Arteve me të gjithë të pranishmit.
Në kuadrin e përkujtimit të Shopenit, gjatë muajve mars dhe prill janë parashikuar disa aktivitete të tjera. Kështu, në mesditën e datës 1 mars, në mjediset e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, do të jepet një koncert i shkurtër. Në mbrëmjen e 3 marsit, pianisti polak Marek Szlezer do të japë një koncert për piano në Teatrin e Operës dhe Baletit.
Ndërsa në mbrëmjen e datës 4 prill, pianisti francez Pascal Gallet do të japë një koncert në Akademinë e Arteve. Nga 23 -26 prill në Akademinë e Arteve në Tiranë zhvillohet konkursi kombëtar “F. Shopen” i pianistëve të rinj, i cili parashikon edhe një koncert të laureatëve të tij në sallën “Josef” në Durrës, në mbrëmjen e datës 26 prill si dhe koncertin final të tyre në datën 27 prill, në Akademinë e Arteve, ku do të ndahen edhe çmimet përkatëse të konkursit. Viti i Shopenit organizohet për të përkujtuar 200-vjetorin e lindjes së këtij kompozitori dhe pianisti virtuoz polak (1810-1849).