E Diel, 1 Nëntor 2026

MTKRS shtyn afatin te henen Dinamo refuzon klubet lobojne

Ultimatumi

Dinamo kundershton vendimin e Keshillit te Ministrave ne lidhje me evakuimin e kampioneve ne fuqi te vendit nga klubi i tyre Dinamo. Te premten Ministria e Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve dergoi nje faks ne adrese te drejtuesve te klubit Dinamo e cila shkruante se duhej dorezuar me daten 1 dhjetor por ka perfunduar ne destinacion vetem me 3 dhjetor. Ne kete shkrese shkruhej qarte se F.K. Dinamo duhet te liroje ambientet sportive brenda dates 3 dhjetor. Por shkresa ka rezultuar e papritur nga dinamovitet te cilet nuk eshte se kane ndryshuar asgje nga plani i tyre dhe kane vazhduar te stervitet ne te njejtat ambiente. Eumlshte tashme publike qe klubi dinamovit e ka refuzuar ti bindet ketij vendimi i cili ne menyre krejt absurde synon ta privoje ate nga ajo infrastrukture qe nga dita e ideimit te saj eshte bere me te vetmin qellim per ti sherbyer ketij klubi. Afati i institucionit qeveritar eshte rinovuar dhe per dy dite cka rezulton si nje ultimatum i fundit. MTKRS ka si qellim boshatisjen e ambienteve te klubit Dinamo per ti shfrytezuar ato si ambiente per akomodimin e Federatave te Shume Sporteve te cilat do te duhet te largohen nga stadiumi Qemal Stafa i cili do te prishet per te ndertuar ne te njejtin vend stadiumin e ri modern ne bashkepunim mes FSHF-ne UEFA-n dhe qeverine shqiptare. Por pervec kundershtimit te prere te Dinamos tashme eshte krijuar edhe nje lobing i disa klubeve te futbollit shqiptar te cilat kundershtojne ne bllok vendimin i cili ne nje te ardhme te afert mund te preke edhe interesat e tyre.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›