E Diel, 1 Nëntor 2026

M`Vila: Franca mund të fitojë në Euro 2012

Mesfushori francez Yann M`Vila beson se ekipi i tij ka shanse të mira për ta fituar kampionatin evropian që zhvillohet verën e ardhshme në Poloni dhe Ukrainë.

Franca u kualifikua në garën evropiane drejtpërdrejt pasi doli e para në grupin D kualifikues, ku ndodhej edhe Shqipëria.

“Jam krenar, i kënaqur dhe mbi të gjitha i lehtësuar që kemi arritur në finale. Bosnja na ka munduar deri në xhiron e fundit kualifikuese, por mendoj se ne kemi një shans të vërtetë në Euro”.

“Ne nuk do të shkojmë në Ukrainë dhe Poloni vetëm për të shëtitur, por të kthehemi prapa me titull”, ka thënë 21-vjeçari për faqen zyrtare të FIFA-s.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›