E Diel, 1 Nëntor 2026

"Ma dha helmin me nje gote fanta"

Gezim Ashimi
"Mami do te vdese sonte". Keshtu i ka thene 35-vjecarja Aferdita Rusi, djalit te saj me te madh, Erigersit. Femija 12-vjecar nuk e ka besuar, derisa pak ore me vone konstatoi tragjedine. Gruaja u mbyll ne dhome se bashku me bashkeshortin e saj, Gurin, per t'i dhene fund jetes se saj te stresuar. Helmi ndodhej ne goten me "Fanta" qe, pasi e ka pire vete, ia ka zgjatur edhe te shoqit.
Guri Rusi ka kaluar rrezikun per jeten. Nga shtrati i repartit te reanimacionit te spitalit rajonal te Korces, 45-vjecari tregon, per "Koha Jone", se ende nuk ka arritur te kuptoje se perse Aferdita kreu gjestin ekstrem. "Vertet kishim veshtiresi ekonomike, por do ta rrisnim edhe femijen qe po vinte ne jete, sic kemi bere me tre te tjeret", thote kryefamiljari, qe humbi te shoqen me beben 6-muajshe ne bark. Megjithate, ai nuk e perjashton mundesine qe gruaja e tij te jete veteflijuar per arsye se nuk deshironte nje femije tjeter. "Pavaresisht nga veshtiresite, do t'ia dilnim. Une punoj ne ndertim ne Bilisht", thote i mbijetuari nga helmimi, duke kembengulur se nuk ka pasur konflikte me gruan diten e ngjarjes.
"Pasi hengrem darke dhe vume femijet ne gjume, Aferdita shkoi me pare ne dhome. Kur u ktheva une, ajo ishte e shtrire ne krevat. Me zgjati nje gote dhe ma dha ta pija para se te flinim". Guri thote se, sipas te gjitha gjasave, e shoqja e kishte pire me pare helmin. "Pasi me dha edhe mua te pija lengun nga gota, u shtrime per te fjetur. Naten, te dy u semurem keq. Pashe qe gruaja ishte me rende se une dhe po nxirrte shkume nga goja. Bera perpjekje ta ndihmoja, por s'munda te ngrihem dhe rashe". Rrefimi i tij nderpritet nganjehere, si per te mbledhur forca. "Mbaj mend qe hyri djali dhe pastaj lajmeroi komshiun. Me vone e humba kontrollin dhe nuk mbaj mend, derisa u permenda ne spital", perfundon Guri Rusi, 45-vjecari qe pa vdekjen me sy.
"Nuk e kuptove se cfare po bente"
"Kohet e fundit, kam konstatuar se Aferdita nuk mund te flinte gjate nates. Kam vene re gjithashtu se pinte edhe raki dhe kishte crregullime te sjelljes, rrefen 45-vjecari me qetesine e nje njeriu qe, sipas bashkefshatareve, e ka karakterizuar gjithmone. Guri Rusi tregon se gruaja e tij ka qene e shqetesuar dhe ditet e fundit kryente shpesh veprime te pakontrolluara. Ai thote se Aferdita trajtohej me ilace, pasi kishte pasur probleme depresive. Guri Rusi, tani qe i ka mbijetuar helmimit, thote se i mbetet peng qe nuk mundi te kuptonte vendimin e gruas se tij per t'i dhene fund jetes.
Helmin e bleu burri per pemet
Sipas hetimeve te para te Prokurorise se Korces, gruaja 6-muajshe shtatzene ka helmuar edhe burrin e saj para se te nderronte jete. "Ne dhomen e gjumit te bashkeshorteve Rusi, jane gjetur ne cilesine e proves materiale dy paketa me preparat helmues te llojit 'Metanate' dhe 'Stopin'", bene te ditur zyrtarisht burime nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Korces. Te njejtat burime shtuan se, sipas te dhenave te para, keto preparate per trajtimin e hardhive ishin blere nga Guri Rusi per sperkatjen e pemeve. Nderkohe, mesohet se organi i akuzes po heton per vepren penale "shkaktim i vetevrasjes", ndonese burimet nuk specifikojne subjektin e kesaj vepre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›