Veteflijohet ne emer te dashurise
Ndarja nga i dashuri dergon ne veteflijim nje 33-vjecare nga Tirana, e cila ka gjetur vdekjen ne Spitalin Ushtarak. Ngjarja ka ndodhur oret e vona te se dieles, ne rrugen "Bardhyl", pallati nr. 12, kur familjaret gjeten ne gjendje te rende vajzen e tyre, Ardita Baliku. Mjeket toksikologe konstatuan se viktima kishte konsumuar tableta fostoksine, kurse policia e Tiranes tha dje se ngjarja ka ardhur per shkaqe te nje depresioni nervor. Ne pyetje jane marre te afermit e viktimes qe, sipas policise, kane dhene shpjegime rreth nje lidhjeje qe kishte pasur Ardita me nje djale, nga i cili ishte ndare disa jave me pare. Po keshtu pritet te merret ne pyetje edhe vete i riu, emri i te cilit nuk u be i ditur, nderkohe qe po kryhen hetime rreth vepres penale te "shkaktimit te vetevrasjes".
Burime zyrtare te policise bene te ditur dje, per gazeten "KJ", se nje nga pistat qe po ndiqet eshte ajo e nje lidhjeje dashurie dhe ndarjes, qe ka sjelle dhe tragjedine. Prej disa vitesh, vajza ishte dashuruar me nje djale, nderkohe qe kohet e fundit kishin nderprere lidhjen e tyre ne rrethana ende te paqarta. Ndersa ka kaluar ne depresion, 33-vjecarja Baliku ka pire disa kokrra fostoksine, duke u vetesakrifikuar. Vajza, sipas familjareve, eshte gjetur me shenjat e nje helmimi dhe ne gjendje te rende shendetesore. Po per te kryer aktin, 33-vjecarja ka shfrytezuar nje moment qe ka qene e vetme ne banese.
Megjithese eshte derguar me shpejtesi drejt Spitalit Ushtarak, mjeket nuk kane mundur ta mbajne ne jete te rene, pasi helmi kishte dhene efekte negative. Hetuesit deklaruan depresionin si shkakun kryesor, nderkohe qe ekspertet mjeko-ligjore po kryejne analizat per te nxjerre diagnozen perfundimtare. Hetimet ne lidhje me kete ngjarje jane bere nga oficeret e seksionit te Krimeve Kunder Jetes dhe Shendetit, te cilet hapen nje dosje me vepren penale te "shkaktimit te vetevrasjes". Mesohet se pervec familjareve ne pyetje po merret edhe ish i dashuri, per te mesuar rreth shkaqeve te perfundimit te lidhjes.
A.Cena
Precedentet
21 janar 2008
Nje 17-vjecare, nga lagjja numer 2 e qytetit te Cerrikut, eshte gjetur e vetevarur ne oret e para te 21 janarit. Ende mbeten enigme rrethanat qe kane derguar adoleshenten ne veteflijim. Trupi i pa jete i Fatbardha Latifit eshte gjetur nga e ema, e varur ne litar ne nje peme ne kopshtin pas shtepise.
18 janar 2008
Vetehelmohet me fostoksine nje grua me banim ne zonen e Belshit, ne Elbasan. Fatbardha Haka, 40 vjece, nene e nje femije, ka vdekur per shkak te perdorimit te helmit te fuqishem bujqesor. Ngjarja ka ndodhur ne oret e para te mengjesit. E mbytur ne deshperim, nena e nje femije i eshte fshehur syrit te familjareve dhe ka gelltitur dy tableta fostoksine.