E Shtunë, 31 Tetor 2026

Italia miraton shkurtime te ndjeshme buxhetore ne pergjigje te problemit te borxhit

Italia po perpiqet ti shpetoje fatit te Greqise Irlandes e Portugalise duke miratuar shkurtime te ndjeshme buxhetore ne pergjigje te problemit te borxhit. Evropa ka sinjalizuar se nje falimentim financiar i Italise do te ishte kercenim madhor per organizaten pasi ky vend ka ekonomine numer 3 ne Bashkim. Parlamenti shpejtoi te miratonte masat shtrenguese te parashtruara nga kryeministri Berluskoni nderkohe qe popullata ka reaguar me protesta ndaj ketyre planeve

Disa qindra punonjes te sektorit publik dhe sektoreve te tjera u mblodhen para selise se parlamentit ne Rome nderkohe qe Dhoma e Ulet e parlamentit po diskutonte nje pakete me shkurtime buxhetore me vlere 99 miliarde dollare.

Diskutimi i parapriu hedhjes ne vote te ketyre masave te domosdoshme per te parandaluar nje krize buxhetore ne ekonomine numer tre te Evropes.

Kryeministri Silvio Berluskoni i kishte futur masat e propozuara ne procesin e pershpejtuar te miratimit pas renies se tregjeve si rezultat i shqetesimeve per stabilitetin financiar te Italise.

Paketa e shkurtimeve u miratua dje ne Senat ku gjeti mbeshtetje nga deputetet si e domosdoshme per te mbrojtur vendin nga kriza. Paolo Bareta eshte deputet i Partise Demokrate

Duhet te vepronim. Ekspozimi i vendit tone ndaj tregjeve nderkombetare ka paraqitur rrezik prej kohesh por ajo qe pame javen e kaluar dhe ne fillim te kesaj jave ishte vertete nje renie e madhe dhe e rrezikshme.

Por masat jane pritur me protesta nga segmente te ndryshme te popullates. Lucia Lombardo eshte drejtuese sindikaliste

Ligji i buxhetit godet ata qe paguajne taksa dhe ne Itali 80 per qind e taksave paguhen nga punetoret dhe pensionistet. Pikerisht keto sektore do te goditen nga rritjet e taksave nderkohe qe rritja e TVSH-se do te ndikoje tek cmimet e makaronave bukes pra do te ulet fuqia blerese.

Shqetesimet per stabilitetin e tregjeve u shtuan kete jave. Investitoret tremben se nje skenar i ngjashem me Greqine Irlanden dhe Portugaline mund te kape edhe Italine e cila karakterizohet nga borxhe te larta dhe rritje e ulet ekonomike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›