Presidenti Obama republikanet thirrje njeri-tjetrit te paraqesin plane serioze per problemet financiare
Presidenti Barak Obama dhe republikanet e opozites u bene thirrje njeri-tjetrit te paraqesin plane serioze per te zgjidhur problemet financiare te vendit.
Ne nje konference per shtyp sot zoti Obama tha se eshte i gatshem te marre ne shqyrtim shkurtime te programeve sociale perfshire pensionet kujdesin shendetesor per pensionistet dhe ndihmat per veteranet. Ne shkembim ai kerkon nga republikanet te votojne per rritjen e taksave te amerikaneve me te ardhura te larta dhe korporatave te medha.
Dy palet nuk duket se jane prane arritjes se nje marreveshjeje nderkohe qe afron afati i 2 gushtit per rritjen e nivelit tavan te borxhit qe mund te marrin Shtetet e Bashkuara. Ne mungese te marreveshjes Amerika mund te mos jete ne gjendje te shlyeje detyrimet e borxhit. Nese ndodh nje gje e tille besueshmeria e tregut amerikan bie. Zoti Obama tha se nje gje e tille do te rezultonte ne norma me te larta interesi per te gjithe amerikanet dhe do te demtonte ekonomine e vendit.