Macja e humbur kthehet në shtëpi pas 9 vitesh
Një çift është ribashkuar me macen e humbur para nëntë vitesh.
Dixie, një mace shumë e gjallë 15 vjeçe, është zhdukur në vitin 1999 dhe të zotët mendonin se ishte shtypur nga ndonjë makinë.
Ajo është gjetur gjysmë kilometri larg shtëpisë së saj në Birmingham dhe qytetarët e kishin marrë dhe dërguar në polici. Pasi u kontrollua mikroçipi i saj u identifikua macja me emrin Dixie, e cila u kthye tek të zotët Alan dhe Gilly Deaney.
Të dy kishin fluturuar nga gëzimi kur kishin parë sërish macen e tyre.
“Personaliteti i Dixit, sjellja dhe mënyra e saj nuk kanë ndryshuar fare” – tha Gilly Delaney. “Mendoj se ajo s’ka reshtur së kërkuari shtëpinë e saj gjatë gjithë këtyre viteve”. Zyrtarët janë shprehur se kjo histori do të inkurajojë të gjithë që të vendosin mikrochip te kafshët e tyre.