E Enjte, 5 Nëntor 2026

Macron kundërshton përdorimin e termit “gjenocid” për të përshkruar mizoritë ruse në Ukrainë

Presidenti francez Emmanuel Macron gjatë një interviste televizive për transmetuesin public France 2, teksa është pyetur nëse edhe ai si Presidenti amerikan Joe Biden do përdorte termin ‘gjenocid’ për luftën e Rusisë në Ukrainë, është shprehur se ‘ukrainasit dhe rusët janë vëllezër’.

“Unë do të isha i kujdesshëm me terma të tillë sot sepse këta dy popuj [rusët dhe ukrainasit] janë vëllezër. Dua të vazhdoj të përpiqem, sa më shumë që të mundem, për të ndalur këtë luftë dhe për të rindërtuar paqen. Nuk jam i sigurt se përshkallëzimi i retorikës i shërben kësaj kauze. Ajo që mund të themi me siguri është se situata është e papranueshme dhe se këto janë krime lufte. Ne po jetojmë përmes krimeve të luftës që janë të paprecedentë në tokën tonë – tokën tonë evropiane.”, u shpreh Macron, teksa e konsideroi agresinin rus në Ukrainë si jashtëzakonisht brutal.

 “Rusia ka filluar në mënyrë të njëanshme një luftë jashtëzakonisht brutale, tani është vërtetuar se ushtria ruse ka kryer krime lufte dhe tani duhet të gjejmë ata që janë përgjegjës”, tha Macron.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›