E Enjte, 5 Nëntor 2026

Ambasada ruse reagon ndaj deklaratave të Ned Price: Povokative dhe boshe

Ambasada ruse në Uashington ka bërë me dije se deklaratat e bëra ditën e djeshme nga zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA, Ned Price për mundësinë e përdorimit të armëve kimike nga Moska janë ‘provokative’.

“Ne morëm parasysh deklaratat provokuese të bëra nga Sekretari i Shtypit i Departamentit të Shtetit të SHBA Ned #Price në një konferencë më 12 prill. Ned Price u dallua edhe një herë nga fjalimet e tij boshe, të pa vërtetuara me asnjë provë të vetme.”, shkruan ambasada në rrjetin social Facebook.

Ndër të tjera, Ambasada ruse në SHBA, shkruan se forcat e armatosura ruse nuk kanë dhe nuk mund të kenë në dispozicion asnjë agjent lufte kimike, sepse vendi ynë eliminoi të gjitha rezervat e armëve kimike në vitin 2017.

“Informacioni i konfirmuar nga Ministria e Mbrojtjes ruse për përgatitjen e provokimeve nga radikalët ukrainas me përdorimin e kimikateve është shqetësues. Kemi pyetje edhe për origjinën e këtyre substancave. Komentet ishin si përgjigje ndaj Price duke thënë se SHBA-ja është “e shqetësuar” se Rusia “mund të kërkojë të përdorë armë kimike”, shkruan Ambasada ruse në Uashington, raporton CNN.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›