E Enjte, 5 Nëntor 2026

Pentagoni u kërkon 8 prodhuesve më të mëdhenj të armëve, të takohen për të furnizimin e Ukrainës

Krerët e Pentagonit do të presin të mërkurën drejtues nga tetë prodhuesit kryesorë të armëve amerikane për të diskutuar kapacitetin e industrisë për të përmbushur nevojat e Ukrainës për armë nëse lufta me Rusinë zgjat me vite, thanë burime të brendshme të tij.

Kërkesa për armë është rritur pasi pushtimi i Rusisë nxiti transferimin e armëve të SHBA-së dhe aleatëve në Ukrainë. Rifurnizimi si dhe planifikimi për një luftë më të gjatë pritet të diskutohet në takim, thanë burimet për Reuters në kushte anonimiteti.

Takimin 90-minutësh pritet ta drejtojë Zëvendës Sekretarja e Mbrojtjes Kathleen Hicks.

Pentagoni ka thënë se armët më të dobishme janë sistemet më të vogla si raketat antitank Javelin dhe raketat anti-ajrore Stinger, të cilat Uashingtoni dhe aleatët i kanë dërguar në Ukrainë pothuajse çdo ditë.

Përdorimi intensiv, si dhe efektiviteti i fushëbetejës i shfaqur nga forcat ukrainase, ka nxitur interesin për rifurnizimin me këto armë.

Raytheon Technologies dhe Lockheed Martin Corp prodhojnë së bashku Javelins, ndërsa Raytheon prodhon Stingers.

Prodhuesit e tjerë kryesorë të armëve janë Boeing Co Northrop Grumman, General Dynamics dhe L3Harris Technologies.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›