E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prezantohet Shqiptari

Pas pjesemarrjeve te suksesshme ne festivalet nderkombetare filmi Shqiptari vjen ne Tirane per publikun vendas.

Me regji te gjermanit Johannes Naber skenar te Andeta Spahivoglit dhe Naber e producent Dritan Huqin ky film rrefen kalvarin e nje shqiptari interpretuar nga Nik Xhelilaj i cili per hir te dashurise dhe situatave te imponuara nga ambienti ku jeton detyrohet te emigroje drejt Gjermanise.

Nje emigrim i paligjshem ne kerkim te parase kusht per te mbrojtur dashurine e tij.

Nje aventure qe padashje e perplas me boten e krimit. Filmi ka marre cmimet speciale te jurise ne Festivalet e Moskes dhe te Prishtines.

Fillimisht doja te tregoja historine e nje emigrant ne Gjermani. Fillova te kerkoj historine dhe kuptova se Shqiperia eshte nje vend qe ne Evrope dine shume pak. Menjehere u dashurova me Shqiperi dhe po punoja vit pas viti. U perpoqa te kuptoja si ndihen njerezit dhe pse largohen ata eshte shprehur regjisori Johannes Naber.

Personazhi i shqiptarit Beni eshte nje karakter me shume ngjyrime qe e bejne ate naiv te dashur por edhe agresiv e te paskrupullt. Nje rol per te cilin Nik Xhelilaj ka fituar tre cmime si aktori me i mire ne Festivalet e Moskes Prishtines dhe Turqise.

Personazhi im eshte nje djale qe do te atin familjen por fati e perplas qe mund te iki dhe te shkoje ne Gjermani me kete karakter edhe une si Nik kam pasur mundesine dhe vullneti qe ti provoja gjerat shume ndryshe tha Xhelilaj.

Shqiptari po shfaqet ne rrjetin e kinemave Imperial.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›