Spahiu Shqiperia ndeshkoi organizatat kriminale

Gjeneve mbahet Forumi i Krans Montanes ne Zvicer ku trajtohen probleme te korrupsionit dhe krimit te organizuar
Shqiperia eshte vendi i reformave me te thella dhe per shkak te punes qe ka bere deri tani KE nuk duhet ti refuzoje ketij vendi statusin e vendit kandidat. Niveli i korrupsionit eshte me i ulet se ai ne vendet e rajonit nderkohe qe krimi i organizuar qe me teper eshte i importuar ne Shqiperi nga po keto vende eshte goditur me ashpersi dhe pa tolerance. Keto ishin disa nga opinionet qe u diskutuan ne forumin Kras Montanes ne Zvicer ku u vleresua per punen e bere Gjykata e Krimeve te Renda ne gjykimin e ceshtjeve te organizatave kriminale dhe veprimtarive kriminale te tyre. Nderkohe ky ishte thelbi i ligjerates se mbajtur perballe pjesemarresve te pranishem ne Forumin e Krans Montanes ne Gjeneve te Zvicres nga numri dy i KLD-se Kreshnik Spahiu. Ne kete forum trajtohen probleme te korrupsionit dhe krimit te organizuar. Gjate fjales se tij ne seancen e djeshme z. Spahiu shprehu shqetesimin per nivelet e krimit te organizuar dhe korrupsionit ne Ballkan. Sipas burimeve nga KLD-ja nenkryetari i KLD-se Spahiu deklaroi ne forum se Ballkani eshte nje nder rajonet me te korruptuara ne Evrope dhe pavaresisht diversitetit se si ai shfaqet diferenca e niveleve ne keto vende eshte shume e kufizuar. Madje nga ky nivel i larte i korrupsionit nuk perjashtohen as dy vendet anetare te BE-se ne rajon Bullgaria dhe Rumania. Ne fjalen e tij z. Spahiu u kushtoi nje kapitull te vecante problemeve te krimit te organizuar duke nenvizuar se krimi i organizuar eshte nje problem i vendeve fqinje pasi Shqiperia vepron dhe ndeshkon mbi kedo qe eshte perfshire ne aktivitete te tilla. Krimi i organizuar eshte nje problem i vendeve fqinje dhe se Shqiperia jo vetem qe i ka luftuar por dhe parandaluar importimin dhe shtrirjen e aktivitetit te tyre ne vendin tone. Prej disa vitesh Gjykata e Krimeve te Renda ne Shqiperi ka gjykuar dhe denuar cdo subjekt te perfshire ne aktivitete te organizatave kriminale dhe trafiqeve nderkombetare. Zoti Kreshnik Spahiu trajtoi dje gjate seances plenare nje sere specifikash qe ka Shqiperia ne raport me disa shtete te tjera duke deklaruar se Shqiperia eshte vendi me reformat me te thella dhe rezultatet me te suksesshme ne rajon. Ne perfundim te fjales se tij zv.kryetari i Keshillit te Larte te Drejtesise u eshte pergjigjur per me shume se 30 minuta pyetjeve te pjesemarresve ku me te shumtat konsistonin ne veshtiresite e Shqiperise ne proceset e integrimit. Z. Spahiu deklaroi se ne kuader te punes se bere KE nuk duhet ti refuzoje Shqiperise statusin e vendit kandidat. Nje status qe Maqedonia e ka marre 5 vjet me pare apo nje proces te cilin vende te tjera si Mali i Zi apo Serbia po e synojne. Shqiperia ka plotesuar disa standarde te kerkuara madje eshte disa hapa me lart se fqinjet e tij. Forumi i Krans Montanes eshte ende duke vazhduar punimet. Ne forum marrin pjese rreth 300 pjesemarres mes te cileve ministra dhe zyrtare te nivelit te larte nga i gjithe globi.