E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zelli per te perjashtuar Kafken


Me botimin e prozes se plote te shkurter te Kafkes shtrohet pyetja Si njihet dhe konceptohet ky shkrimtar ne Shqiperi Perkthyesi Ardian Klosi tregon per kohen kur i mohohej lexuesit shkrimtari dekadent dhe per mjegullnajen e panorames se sotme

Pas prezantimit te Vepra e plote ne prozen e shkurter te Franc Kafkes perkthyesi i vepres Ardian Klosi analizon zhvillimin ne kohe te prozes se Kafkes duke evidentuar tiparet e nje shkrimtari natyralist ne fillim te krijimtarise qe sa vjen e behet me i kthjellet por edhe me i zymte ne prozat e fundit.
E pyesim Klosin edhe per natyren njerezore te Kafkes qe zbulohet te Leter Babait raportin e tij me te atin me shoqerine dhe per problemet psikologjike.
Po ne Shqiperine e para viteve 90 si e njihnin Kafken si prezantohej shkrimtari modern nga estetet si konceptohej vepra e tij
Per njeriun qe ka hulumtuar me vite ne vepren e Kafkes faji i mosnjohjes i mbetet shkrimtareve qe e paraqiten si nje autor dekadent. Po sot cfare ndodh


Z. Klosi shqiperimi i prozes se shkurter te Kafkes nje pasion i juaji i vjeter apo plotesim i boshllekut ne botime


Jane te dyja keto motive. Kur shkoje ne librari dhe kerkoje librat e Kafkes pamja ishte pak e mjerueshme sepse edhe nese ka pasur gjera te mira ato nuk i gjeje ne treg. Beheshin botime te cuditshme diku quheshin Gjate ndertimit te Murit Kinez diku Relacion per nje Akademi tregime te palidhura me ndonje kriter.
Keshtu qe vendosa te beja nje botim filologjik. Kjo do te thote gjithcka ka shkruar proze Kafka me perjashtim te tre romaneve te medha qofte qe i ka botuar qofte qe i ka lene doreshkrime qofte qe ekzistojne ne dy tre variante. Edhe keto i kemi perfshire ne kete botim.
Patjeter qe kam pasur edhe dobesi per kete shkrimtar qe kur lexova Metamorfozen ne kohen e gjimnazit dhe me pas ishte nje enderr e jetes sime. Mu dha mundesia ta perktheja nepermjet ndihmes se fondacionit Traduki.


Si zhvillohet ne kohe proza e shkurter fare ndryshon ne forme dhe permbajtje


shte nje spekter i gjere. Megjithate ndryshimet me te medha jane midis prozave te para. Ai pjesen me te madhe te tyre e ka zhdukur. Kane mbetur pak gjera pershkrimi i nje lufte ose pregatitja per dasme ne province. Aty kemi nje Kafke disi tjeter. shte nje shkrimtar natyralist nje shkrimtar i perroit te ndergjegjes. Pastaj me Metamorfozen qe une e kam perkthyer Shnderrimi fillon edhe shnderrimi i Kafkes. Aty ai gjen vetveten gjen subjektet e habitshme deri edhe mitologjike por kemi edhe perpunim te mitologjise. Nje numer i madh tregimesh kane kafshet si personazhe qendrore diku eshte nje majmun qe behet njeri diku eshte nje qen qe tregon per shoqerine qenore ne te vertete njerezore ose eshte nje kafshe e papercaktueshme nje kafshe qe nuk emertohet por qe nderton nje strofull. Te krijon nje ankth te jashtezakonshem te ai tregimi i gjate qe quhet Strofulla.



Te kjo veper eshte perfshire edhe proza Leter Babait. fare zbulohet aty nga natyra njerezore e Kafkes


Ai eshte jashtezakonisht i sinqerte ne ate leter. Vertet ajo leter eshte nje psikanalize qe ai i ben vetvetes. shte nje zberthim psikologjik dhe i psikologjise se thellesive prandaj quhet psikanalitik. Nuk eshte se ai do te nxjerre nje duf kunder te atit por do te kuptoje vetveten.
Para disa vjetesh jane zbuluar shenime te nje ish punonjesi te Herman Kafkes qe na japin nje portret krejt tjeter. I kane botuar paralelisht ne Gjermani letren e Franc Kafkes dhe kujtimet e ketij punonjesi ku nuk paraqitet fare si tiran por si nje njeri shume i cilter dhe i bute.
Problemet e Kafkes jane shume te thella ato quhen trauma te feminise ato jane perpjekjet e deshtuara te njeriut modern per tu pershtatur ne nje shoqeri te keqe nje shoqeri qe ai nuk e do. Nuk eshte ajo bota e tij dhe prandaj mbyllet dhe shkruan. Per te gjitha keto arsye e theksoj se letra nuk eshte nje shpagim nje hakmarrje ndaj babait. Letra eshte nje trajtese psikologjike e jashtezakonshme. Ai mundohet te kuptoje se perse eshte bere kaq i terhequr perse e ka kaq te veshtire te lidhet me nje grua ne martese perse ndihet i dobet ne pergjithesi perse vuan kaq shume. Edhe te gjitha keto do ti shpjegoje nepermjet raportit me babain.



Si mund ta interpretoni ftohtesine e tekstit racional te ketij shkrimtari


Po eshte e vertete qe Kafka i shmang emocionet ne gjuhe. Mbetet sa me preciz. Une mundohem te mos fus emocione megjithese ne priremi shume nga emocionet Qesh.

fare ndodh me krijuesin para vdekjes


Ve re qe ne periudhen e fundit ai eshte bere edhe me i kthjellet edhe me i zymte ne menyren e ndertimit te subjekteve. Jane shtuar sidomos tregimet qe kane kafshe ne qender. Jane hulumtimet e nje qeni nje tregim jashtezakonisht i veshtire edhe ne perkthim shume abstrakt. Te Strofulla eshte ajo kafsha qe ka ndertuar nje strofull me qindra tunele ne menyre labirintike per tu mbrojtur nga armiku. Nuk kuptohet se ku eshte ky armiku qe e kercenon. Gjithmone e perfeksionon strofullen dhe prape eshte i pasigurt. Po ashtu edhe te Jozefina kengetarja ose populli i minjve.
Jane jashtezakonisht te zymte tregimet e fundit lidhen shume me vuajtjen. Jo se ka pasur frike nga vdekja. Madje ka nje periudhe lulezimi. Ai bashkejeton me nje grua ne muajt e fundit te jetes kur ishte ne Berlin kur semundja i kishte perparuar shume dhe perseri ishte produktiv ne krijimtari. Kafka ka pasur oshilacione shume te forta. Nje vit dy vjet shkruante shume pastaj pesonte nje krize shume te forte dhe nuk shkruante gje shkruante letra ditare. Dhe ne fund perseri e kap kjo periudhe.



Po bota gjermanisht folese si e ka trajtuar vepren e tij


shte nga autoret me te lexuar me te botuar. Studimet mbi Kafken kane arritur mijera tituj. E trajtuan ne kendin psikanalitik pastaj ne raport me diktaturat. Pati keto interpretime kryesore. Me tej vjen trajtimi i konflikteve me babane komplekseve te famshme te Edipit. Kurse sot kritika eshte bere me esell. Ne Gjermani kane botuar dy tri biografi vitet e fundit qe kane pasur shume sukses.


Ne Shqiperi si ka qene panorama Ne pasthenien e vepres ju rrefeni rastin e fshehjes se librave te tij ne kohen e gjimnazit. A eshte ndalur Kafka per ato qe ka shkruar apo per inercine e ndalimit te veprave perendimore te shekullit te XX


Per mua fajtor jane vete shkrimtaret kritiket shqiptare qe e sollen kete gjendje sepse nuk ka qene keshtu ne vende te tjera te Lindjes. Dakord nuk ishte nder autoret e dashur zyrtare por botohej i plote qe nga Gjermania Lindore deri ne Rumani Bullgari. Them se fajtore kane qene vete shkrimtaret disa shkrimtare mjaft te mire qe edhe e njihnin ia kishin lexuar vepren qe e paraqiten si nje autor dekadent si personifikim te dekandentizmit borgjez.


Nderkohe qe fare mire mund ta kishin interpretuar si kundershtar shume te rrepte te sistemit kapitalist sepse Kafka eshte krejt i pakenaqur me shoqerine ku ai jeton.
Nje menyre e mbrapshte per te mos ia dhene lexuesit kete shkrimtar dhe kjo na ka demtuar shume sepse kur thua Kafka nenkupton nje vazhde te tere shkrimtaresh qe luajne me te cuditshmen me absurdin me fabulat me mitologjine. Te gjitha keto u perjashtuan nga letersia e ashtuquajtur realiste.



Ne kete ambient qe ju permendet cfare ka unikale letersia e Kafkes


shte shume e veshtire ta thuash. Per mua me origjinalja eshte qe nuk e shqeteson realiteti dhe realizmi. Perkundrazi strukturat e tregimeve te tij nuk duhet te perputhen me strukturat dhe zhvillimet e realitetit. Ndaj dhe ndodhin gjera te cuditshme majmuni qe behet njeri ose nje artist qe thote arti im eshte mbajtja e urise mosngrenia.


Te kthehemi te realiteti letrar shqiptar. Deri ku arrin mbrapshtesia e ndalimit te vepres se ketij shkrimtari


Kishte mjaft njerez qe donin te shquheshin duke thene sesa i demshem eshte ky apo ai autor duke shtuar listat e autoreve te ndaluar. Shume kollaj behej kjo gje shkonin raportonin ne Komitet Qendror. Konkretisht kur kam perkthyer vepren e Hajnrih Bel
u hapen fjale qe eshte katolik. I benin me shume zell keto gjera dhe keshtu ishte sistemi.


Sot cfare ndodh me njohjen e Kafkes Si konceptohet


Njihet pak shume pak vetem nga disa specialiste te letersise nga disa dashamires te letersise. Ne konceptim jemi vertet larg. Shkrimtaret tane nuk eksperimentojne me sa shohim.



Ne fund te ndalemi ne pjesen qe besojme ju keni me teper kenaqesi te flisni te perkthimi. Si ishte ky proces


Ne pjesen me te madhe ishte kenaqesi. Kur perkthen proza si Shnderrimi Strofulla dhe futesh ne boten e tij te jashtezakonshme.
Por ka pasur edhe tregime te veshtira sidomos tregimet e para qe jane natyraliste ekspresioniste. Ndoshta nuk i pershtateshin edhe shume natyres sime. Aty situatat jane pak surrealiste. Keto nuk me ngjisnin shume dhe nuk me shkiste aq mire perkthimi kurse keto qe jane me subjekte parabolike keto qe kane fabula te fuqishme per mua jane nje magji e perhershme.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›