Nga Piramida te Muzeu
Transformimi i Piramides dhe se fundmi ideja e perhapur e shembjes se saj e ka cuar diskutimin te objektet personale te Enver Hoxhes te ekspozuara me pare ne muzeun kushtuar atij. Ku ndodhen sot Cfare do te behet me to A do ti kthehen familjes Kureshtja me shtyhu nje dite te shkoja ne Qendren Nderkombetare te Kultures atehere me funksion te plote e pa projekte transformimi per te kerkuar te hyja ne dhomen ku mbaheshin objektet personale te ish-diktatorit. Ishte nje dhome e erret ne nje cep te korridorit mbushur plot zyra. Ishte e mbushur plot objekte sende personale dhe dhurata qe i ishin falur ne vite Hoxhes. Te crregullta pjesa me e madhe e tyre ishin plot pluhur. Dukeshin buste te madhesive dhe formave te ndryshme kushtuar diktatorit karriket prej kashte kolltuku me tej ne vitrina qelqi disa traktore ne miniature brenda te cileve gjendeshin edhe pusullat me dedikime per Partine. Ne nje senduk te madh i hapur dukeshin edhe objektet me personale te Hoxhes. Njera mbi tjeteren gjendeshin disa kapele dukej kapota disa veshje te tjera nje xhamadan me motive popullore e siper tyre pushket dhe nje shpate. Nje vend me vete zinin cantat mbi te cilat pluhuri ishte edhe me i dukshem. Me thelle dalloheshin edhe servise familjare apo orendi zbukuruese. Kujtoj fjalet e nje prej punonjesve qe me shoqeronte e cila habitej se pse duhej qe njerezit te kishin kaq kureshtje per keto objekte. Gjate ketyre viteve ne takime me turiste te huaj kam degjuar shpesh te pyesin per gjurmet e ish-diktatorit. Sot nje pjese e mire e ketyre objekteve ruhen ne ambientet e Muzeut Historik Kombetar te inventarizuara ne pritje qe te merret nje vendim per to nderkohe qe nga ana tjeter familja kerkon ti kthehen.