Rama, vizite ne vendin e tragjedise se Gerdecit
"Te bashkuar ne 15 Mars, per te mos harruar plaget e Gerdecit". Kjo eshte thirrja qe ka bere kryetari i PS, Edi Rama, gjate takimit me vullnetaret socialiste ne fshatin Marqinet, vetem pak metra larg kraterit te Gerdecit, i cili mori jeten e 26 veteve dhe plagosi qindra te tjere. Vullnetaret po perhapin ne Tirane dhe periferite e saj, thirrjen per te gjithe qytetaret, per t'iu bashkuar manifestimit qe do te zhvillohet ne 15 mars, e qe nis ne Gerdec. Kryesocialisti eshte takuar me banoret, te cilet i kane rrefyer atij deshmi tronditese. Ne nje nga shtepite e ketij fshati, ai ka degjuar deshmine e kryefamiljarit te saj, i cili kishte gruan me djegie te renda nga shperthimi. "Kisha shtepi 120 m2, te mobiluar me te gjitha. Tani iken te gjitha, mbeta ne zero. S'po kerkoj asgje, por te mos vuaj per ilace dhe buken e gojes.", rrefeu kryefamiljari. Ndersa nje tjeter deshmitar tregoi se kane 1 vit qe vuajne, cep e me cep dhe askush nuk iu jep asnje pergjigje. Ndersa kryeopozitari, ka bere thirrje qe te gjithe te protestojne diten e pervjetorit te pare, te kesaj tragjedie qe tronditi gjithe Shqiperine. "Ne, ne oren 12:20, ne oren e shperthimit vrastar te Gerdecit, do te bejme nje ceremoni perkujtimore te vendi i tragjedise. Te mblidhemi te gjithe, te kujtojme ata qe iken dhe te mos harrojme keto plage qe jane hapur, te cilat jane plage ne trup, ne shpirt, ne familje, te cilat do t'i sherojme bashkerisht", drejtoi thirrjen Rama. Nderkohe qe vetem disa ore me pare Rama, teksa mbillte peme eshte shprehur se "Politika e vjeter e politikaneve eshte politika e ndotjes se mjedisit, jo vetem fizik por edhe te mjedisit te komunikimit shoqeror, permes lumenjve te baltes e te mllefit, sharjeve, shpifjeve dhe akuzave per tjetrin, ndersa politika e re e qytetareve eshte politika e pastrimit te rrugeve te komunikimit, pa iu pergjigjur baltes me balte dhe mllefit me mllef dhe njekohesisht e rrugeve, ku levizim perdite, duke mbjelle sa me shume dhe vazhdimisht peme".