E Diel, 1 Nëntor 2026

Madhi: Bime ska analizuar situaten

Sipas kryetarit te grupit parlementar republikan, Arjan Madhi kryebashkiaku i Gjirokastres, Flamur Bime ka pasur kohen e mjaftueshme per ta analizuar situaten dhe per te nxjerre pergjegjesite e tij ne lidhje me ligjin.

“Bime nuk eshte noter, eshte te kryetar i KRT-se dhe eshte ne dijeni te shume vendimeve qe merren. Ka pergjegjesine e tij ne KRT pasi eshte kryetar. KRT eshte e perbere nga nje lume personash te emeruar nga kryetari i bashkise”, u shpreh Madhi.

Ne vijim te bisedes ne ”Top Story”, deputeti republikan theksoi, “jane fakte te identifikueshme qe studimi dhe leja e ndertimit jane dhene brenda 24 oreve. Relacioni qe ka shoqeruar ate kerkese specifikon se mbi qendrueshmerine duhet te merren masa”.

Ai i kujtoi gjithashtu kryebashkiakut te Gjirokastres se, ne lagjen “11 janari” lejohen ndertesa deri ne 3 kate dhe shtoi se Bime ka lejuar ndertesa me shume kate. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›