Paloka: Bime, pergjegjes per tragjedine

Duke folur ne emisionin “Top Story”, Paloka ka hedhur poshte deklaratat e Bime per TCH, se banoret dhe KRT nuk jane ankuar per problemin e nderteses qe zuri tre vete ne rrenoja.
“Kryetari i bashkise se Gjirokastres nuk mu duk i sinqerte, pasi disa nga ato qe tha ai i kemi ndjekur neper media dhe nuk jane ashtu si tha ai. Per te ka pasur edhe nje proces gjyqesor dhe kete ai nuk mund ta fshehe. Gjithashtu, vetem nje jave para se te ndodhte tragjedia, kam pare nje anetar te KRT-se qe eshte ankuar per kete problem. Edhe banoret jane ankuar. Zoteria genjen”, ka pohuar Paloka.
Me tej deputeti demokrat ka theksuar se zbardhja e ngjarjes i takon prokurorise, nderkohe qe ka kerkuar doreheqjen e kryebashkiakut, duke e cilesuar kete si nje veprim moral.
“Sa per pjesen tjeter, se eshte KRT-ja qe vendos se kush ka firmosur apo jo, kete duhet ta shohe prokuroria. Sa per doreheqjen, kjo eshte pika e pare, eshte nje ceshtje morale, por zoteria perfaqeson nje parti aty. Per PS eshte normale spekullimi dhe abuzimi”, ka nenvizuar Paloka.
Me tej ai ka akuzuar PS se ka spekuluar me tragjedi te ndryshme, per te cilat qeveria nuk ka qene pergjegjese.