Pikat e gazit rrezikojne edhe Vloren
Tregtimi i bombolave te gazit mbetet nje problem serioz edhe per qytetaret e Vlores. Ai tregtohet ne kushte jo te mira sigurie, ne mes te rruges dhe ne brendesi te lagjeve, apo poshte hyrjeve te pallateve. Qytetaret shprehen se edhe sasia e gazit brenda bombolave nuk eshte aq sa duhet dhe se shpesh tregtaret abuzojne. Shefi i Zjarrfikese te qarkut, Petrit Carcani, thote se nje nga pikat kryesore te punes se ketij institucioni eshte pikerisht kontrolli ndaj pikave te tregtimit te gazit. "Ka pasur raste te eksplozionit te nje pike gazi rreth dy muaj me pare ne zonen e Nartes, por fatmiresisht nderhyrja e firmes dhe punonjesve tane evitoi ate qe mund te kthehej ne tragjedi", u shpreh Carcani. Situata eshte shoqeruar me masa kontrolli ne te gjitha pikat e licencuara per tregtimin e gazit, ndersa piratet apo pikat anonime jane deri diku problem per identifikim. "Nuk kane munguar rastet e bllokimit te ketyre pikave apo edhe sekuestrimit te bombolave te gazit", tha Carcani. Nje zgjidhje sipas zyrtarit eshte edhe kujdesi i vete qytetareve qe te mos bien preh e pikave qe tregtojne gaz te lengshem pa licence e kushte sigurie.
O.Hila
O.Hila