E Shtunë, 31 Tetor 2026

Madhi: Hapja e dosjeve eshte detyrim

Kreu i grupit parlamentare te Partise Republikane, Arian Madhi deklaroi pak dite me para se hapja e dosjeve te ish-sigurimseve ishte nje detyrim per politiken ne pergjithesi dhe per te djathten ne veccanti. Keshtu ne nje prononcim per mediat, Arian Madhi deklaroi se prej kohesh duhet te ishte bere edhe hapja e dosjve dhe vonesat ne kete proces nuk sillnin asgje te mire. Sipas kreut te grupit te PR-se, republikanet prej kohesh kane qene pro hapjes se dosjeve per ish-bashkepuntoret e sigurimit te shtetit dhe do te jene aktive gjate diskutimit te drafteve ne Kuvend. Aktualisht ne Kuvend jane depozituar prej me shume se nje viti 3 drafte ne te cilat parashikohet edhe hapja e dosjeve per ish-bashepuntoret e sigurimit te shtetit. Prej kohesh hapja e tyre eshte shtyre, duke qene se axhenda e Kuvendit ka qene e ngjeshur dhe prioritete te reja kane dal per ligjvenesit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›