PD-PS, negociata per sistemin e drejtesise
Fatjona Mejdini
Kryetari i grupit parlamentare te Partise Demokratike, Astrit Pazoti dhe kryetarja e grupit te Parlamentare te Partise Socialiste, Valentina Leskaj pritet te takohen diten e marte per te vendosur edhe fillimin e negociatave mes dy partive te medha per reformen ne drejtesi. Keshtu burimet bejne te ditur se jane gati edhe dy draftet e partive me te medha ne vend ne lidhje me vazhdimin e kesaj reforme te rendesishme. Drafti me te cilin pritet te paraqitet Partia Demokratike eshte ne perfundim e siper ne ministrine e Drejtesise, ku nje grup ekspertesh prej kohesh po e pregatisin ate. Nga ana tjeter kreu i Partise Socialiste, Edi Rama ka deklaruar se ne partine qe ai drejton po pregatitet edhe drafti i cili ka si synim permiresimin e nje sistemi te rendesishem sic eshte ai i drejtesise.
Takimi i dites se marte pritet ti njoh perfaqesuesit e larte te grupeve parlamentare me pikat e secilit draft dhe me pas te gjejne ne to edhe pikat e perbashketa ose ato qe mund te pershaten mes tyre ne lidhje me reformen ne sistemin e drejtesise. Pika e pare e drafteve eshte edhe ceshtja e kufizimit te imunitetit te deputeteve. Prej kohesh mes liderit te PS-se, Edi Rama dhe kryeministrit Sali Berisha eshte rene dakort per kufizimin e imunitetit te deputeteve dhe zyrtareve te tjere te larte ne menyre qe prokuroria te mos kete probleme ne momentin kur keta persona do te kerkohen per hetim. Ne deklarata publike Berisha dhe Rama jane shprehur dakort per nje nisme te tille e cila dy vjet me pare u prezantua nga mazhoranca aktuale dhe nuk u pranuar per tu miratuar nga ana e opozites. Drafti i cili prej dy vitesh ka qenduar ne Kuvend ka marr edhe miratimin e komisionit te Venecias, i cili u shpreh se nje nisme e tille ishte e domosdoshme ne nje vend ku korrupsioni kapte kuota te larta. Po keshtu nje pike e drafit pritet ti kushtohet edhe funksionimit sa me te mire te organit te Prokurorise se Pergjithshme. Ne ndryshimet kushtetuese te bera ne fund te muajit Prill u sanksionua edhe nje mandat 5 vjecar per drejtuesin e ketij organi te rendesishem. Por reforma ne kete institucion pritet te thellohet edhe me shume ne diskutimet e ardhshme per reformen ne drejtesi. Nga ana tjeter draftet qe do te paraqiten nga dy partite e medha pritet te prekin edhe ceshtje qe kane lidhje me organizimin e gjykatave dhe te policise gjyqesore. Bashkepunimi per kete reforme i dy forcave me te medha politike ne vend eshte vijimi i bashkepunimit te nisur ne fillim te ketij viti, kur PS dhe PD se bashku miratuan disa ndryshime ne sistemin e drejtesise. Realizimi i reformes ne drejtesi eshte edhe nje nga kushtet me te rendesishme te vendosura nga faktori nderkombetare ne lidhje me integrimin e Shqiperise dhe ne kete kuader PD dhe PS jane zotuar se do ta permbushin.
Te “ vegjlit” perseri jashte
Reforma ne drejtesi pritet te leje jashte edhe kerkesat e partive te vogla parlamentare. Ndonese ende asnje nga perfaqesuesit e partive te vogla parlamentare nuk ka paraqitur ne Kuvend amendime ne lidhje me reforme te rendesishme, duket se demokratet dhe socialiste do te domininojne edhe propozimet per kete reforme. Nga ana e tyre perfaqesuesit e partive te vogla kane deklaruar se jane parimisht dakort ne lidhje me kufizimin e imunitetit te deputeteve dhe zyrtareve te larte. Por kreu i grupit parlamentare te Partise Republikane, Arian Madhi ka deklaruar se ndonese ata jane dakort ne parim per kufimin e imunitetit, perseri duan te jene pjesmarres ne diskutimin e detajuar te ketij drafti ne menyre qe te japin edhe propozimet e tyre specifike ne lidhje me kete nisme. Por duket se e vetmja mundesi e shprehjes se te “vegjelve” per kete reforme te rendesishme jane komisionet parlamentare, por edhe aty dihet se jane partite e medha si PD dhe PS ato qe kane numrin me te madh te deputeteve dhe per pasoje edhe numrin e duhur te votave per te miratuar ndryshimet. Perfaqesuesit e partive te vogla parlamentare paten kritika ne lidhje me menyren se si u procedua ne lidhje me ndryshimet ne Kushtetute, duke u shprehur se mendimi i tyre ne lidhje me keto ndryshime nuk ishte marr per baze nga dy partite e medha.
Pikat qe do te prek reforma:
Kufizimi i imunitetit te deputeteve
Organizimi i Prokurorise se Pergjithshme
Organizmi i Keshillit te Larte te Drejtesise
Riorganizimi i gjykatave
Funksionimi i Policise Gjyqesore