PDS thirrje qeverise te siguroje jeten e pushueseve ne vend
Partia Demokracia Sociale (PDS) kerkon nga qeveria qe te hartoje nje plan masash per te garantuar jeten e pushueseve. Me rastin e celjes se sesionit turistik, Sekretari Politik i kesaj partie Artur Duckallari tha dje se eshte i domosdoshem hartimi i nje plani per te garantuar sigurine e pushueseve. “Edhe pse pothuajse ne te gjithe vendin keto dite jane organizuar me pompozitet shfaqjet qeveritare per celjen e sesionit te ri turistik, strukturat shteterore dhe ne menyre te vecante ato te rendit nuk kane nje plan te koordinuar masash per te garantuar sigurine e pushueseve dhe turisteve”, tha Duckallari. Sipas tij, aksidentet e fundit automobilistike dhe punimet ne rruge, kerkojne zgjidhje te menjehershme. Sidomos tani qe vendi po vizitohet nga pushuesit qe vijne jo vetem nga Kosova e Maqedonia por dhe nga emigrantet qe kthehen nga vende te ndryshme te botes. “Aksidentet me pasoja tragjike te diteve te fundit ne akse te ndryshme rrugore, demtimet e shumta ne infrastrukturen rrugore, tejkalimet e afateve te perfundimit te punimeve ne disa akse kryesore kerkojne zgjidhje te menjehershme”, theksoi sekretari politik i PDS. Duckallari permendi si problematike ne kete kohe dhe mungesen totale te sinjalistikes paralajmeruese ne akste te rendesishme rrugore. Te gjitha probleme qe qeveria sipas tij duhet ti jape nje zgjidhje te menjehershme. Duckallari kerkoi ne emer te PDS qe qeveria te reagoje menjehere ndaj kesaj situate. Sipas tij, Ministria e Rendit dhe ajo e Turizmit duhet te angazhohen seriozisht ne marrjen e masave per parandalimin e aksidenteve rrugore dhe sigurimin e pushueseve. Prej kohes dhe Partia Socialiste ngre ne Kuvend si shqetesuese aksidentet e medha rrugore por dhe numrin e vrasjeve e vetevrasjeve ne vend. Madje per kete ka kerkuar dhe interpelance me kryeministrin Sali Berisha.
Kerkesa
Prej me shume se nje muaji, selia roze ka depozituar ne Kuvend nje kerkese per interpelance me kryeministrin Sali Berisha per rastet e shumta te vrasjeve e vetevrasjeve ne vend. Ne liste jane futur dhe aksidentet e medha rrugore qe kane ndodhur gjate ketij viti per te cilet opozita fajeson sigurine rrugore ne vend.
Kerkesa
Prej me shume se nje muaji, selia roze ka depozituar ne Kuvend nje kerkese per interpelance me kryeministrin Sali Berisha per rastet e shumta te vrasjeve e vetevrasjeve ne vend. Ne liste jane futur dhe aksidentet e medha rrugore qe kane ndodhur gjate ketij viti per te cilet opozita fajeson sigurine rrugore ne vend.