E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot shorti, nen kontroll 150 zyrtare

Rozeta Rapushi

Reth 150 zyrtare te larte te shtetit rrezikojne sot qe te behen objekt i nje kontrolli te plote nga Inspektorati i Larte i Deklarimit te Pasurive, per cdo pasuri te tundshme e te patundshme qe kane. Inspektorati i Larte i Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive (ILDKP) do te hedhe sot ne oret e para te dites shortin e pervitshem. Nga 3775 zyrtare, 150 do te kene fatin e keq te perzgjidhen dhe te jene pjese e kontrollit e hetimit te imtesishem te pasurise se tyre. “Kontrolli i plote eshte procedura me e rendesishme e hetimit administrative qe zhvillon Inspektorati i Larte, ne te cilen kryhen hetime te detajuara per te zbuluar vertetesine ose jo te deklarimit te interesave private”, sqaron kryeinspektorja Fatmira Laskaj. Sipas procedures se shortit, nje nepunes i inspektoratit, do te perzgjedhe nje numer nga lista e gjate e zyrtareve e me pas me rend do te vijne te gjithe, sa te plotesohet shifra per tu bere 150 te tille. Pjese e shortit do te jene te gjithe funksionaret e larte te shtetit, nga presidenti, kryeministri, kabineti qeveritar, deputete etj. Por nuk shpetojne dhe drejtoret, kryetaret e bashkive apo komunave dhe nepunesit e tjere te shtetit qe ne baze te ligjit deklarojne pasurine per cdo vit. Te perzgjedhurit do te kene fatin e keq qe te jene nen monitorimin e imtesishem te institucionit. Ata zyrtare qe do te perzgjidhen do te kontrollohen per cdo gje qe zoterojne dhe kane deklaruar. Ne lupen e inspektoratit do te vihet jo vetem pasuria e tyre e patundshme, por dhe llogarite bankare, te ardhurat personale deri ne qindarken e fundit. Procedure nga e cila do te vertetoje nese behet fjale per abuzime apo jo. Ky eshte i treti vit qe inspektorati e organizon nje gje te tille. Por cuditerisht deri me sot, asnje prej zyrtareve te larte te shtetit nuk ka rene ne rrjeten e inspektoratit per tu hetuar plotesisht nga shorti i hedhur. Teper me fat kane qene kreret e vendit, presidenti, kryeministri e qeveria. Objekt hetimi kane qene deputete te Kuvendit, si dhe drejtore ministrish apo kryetare bashkish e komunash. Nderkohe qe nuk u ka ecur aspak gjyqtareve e prokuroreve, qe ne shortet e meparshme kane qene te shumte ne listen per hetim. Kontrolli i plote ka te beje me verifikimin e deklarates se pasurise, hetimin ne terren, ne banka, hipoteka e ne pronat e paluajtshme. Dosja e personave qe do te perzgjodhen sot tu kontrolluar per cdo qindarke qe disponojne, mund edhe te jete e mbyllur ne rast se inspektorati ne verifikimin paraprak nuk ka gjetur asnje pasaktesi. Por ne rast se emri tyre del ne short, dosja do te rihapet per tu pare me hollesisht nese dalin probleme gjate kontrollit te imtesishem. Keshtu zyrtaret ndonese mund te jene qetesuar se kontrolli ka perfunduar, per ata qe do te perzgjodhen sot nga shorti, do te rinise nje procedure e dyte. Hetimi i pasurise ka te beje edhe me kontrollin nese ndonje zyrtar ka llogari bankare ne banka jashte vendit. Hedhja e shortit, u aplikua per here te pare ne 2006 si nje procedure qe parashikohet ne ligjin per “Parandalimin e Konfliktit te Interesave ne ushtrimin e funksioneve publike”. Aty theksohet se te gjitha kategorite e zyrtareve qe u nenshtrohen deklarimit periodik, kontrolli kryhet cdo vit per te pakten kater per qind te numrit te pergjithshem te deklaratave.

Detaje shifra

150 zyrtare do te perzgjidhen sot nga shorti qe do te hedhe Inspektoriati i Larte i Deklarimit te pasurive per t’ju kontrolluar imtesisht pasuria. Kontrolli do te verifikoje pasurite e tundshme e te patundshme.

3775 zyrtare do te jene objekt i shortit qe do te hidhet sot ne ILDKP. Prej tyre do te perzgjidhen zyrtaret qe do te kontrollohen imtesisht. Ne liste jane te gjithe ata qe deklarojne pasurine.

3 vjet funksionon si procedure hedhja e shortit ne ILDKP. Per here te pare u aplikua ne vitin 2006 si nje procedure qe parashikohet ne ligjin per “Parandalimin e Konfliktit te Interesave ne ushtrimin e funksioneve publike”.

Memorandumi

Inspektoriati i Larte i Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive do te nenshkruaje sot nje memorandum bashkepunimi me Rumanine, ne kuader te bashkepunimit ne luften kunder korrupsionit. Memorandumi do te nenshkruhet me Agjencine e Integrimit Kombetar te Rumanise. Eshte pjese e thellimit te metejshem te bashkepunimit me institucione te tjera nderkombetare kunder korrupsionit.

Kush u zgjodh vitin qe shkoi

Sender Bajraktari Presidenca Nd/Keshilltar i Sigurimeve

Flamur Hoxha Deputet

Pal Dajci Deputet

Vili Minarolli Ambasador Greqi

Luan Memushi Deputet

Eugen Papandile Ndihmes Ligjor

Martin Tusha Permbarues Gjyqesor

VojsavaDriza Permbarues Gjyqesor

Blendi Klosi Deputet

ShpetimSpahiu Komandant Brigade

Arben Cici Drejtor

Zef Mazi Ambasador

Donika Pahumi Ndihmes Ligjor

Astrit Faqolli Keshilli i Larte i Drejtesise

Musa Gergjari Gjykata Ushtarake e Apelit, Kryetar

Elona Stavri Gjyqtar, Tirane

Ridvan Hado Gjyqtar, Tirane

Julian Haxhiu Gjyqtar, Mirdite

Aleks Nikolli Gjyqtar, Shkoder

KostikaCobanaqi Gjyqtar, Berat

Durim Kadiu Kryetar gjykate, Kavaje

Besnik Shehu Gjyqtar Ushtarak, Korce

Tonin Sterkaj Gjyqtar, Shkoder

Alma Licaj Gjyqtar, Vlore

Marsida Xhafellari Gjyqtar, Fier

Kleanth Zekaj Prokuror, Vlore

Besnik Cani Prokuror, Tirane

Petrit Fusha Prokuror, Shkoder

Agim Xhafa Prokuror, Diber

Arben Sharra Prokuror, Bulqize

Ajola Ymeri Prokuror, Shkoder

Adnan Xholi Prokuror, Tirane

Qydret Kadija Prokuror, Durres

Ervin Karamuco Avokati i Popullit, Ndihmes Komisioner

Spiro Peci Deputet

Edmond Rizaj Zv/Drejtor i Policise se Qarkut, Tirane

Dede Trieshi Inspektor tatimor

Margarit Ekonomi Drejtor i Teknologjise Informative

Vera Deda Inspektor Vleresimi

Marjan Gjermeni Drejtor i Departamentit te Operacioneve Monetare

Arif Tafani Kryetar i Bashkise Belsh

Artan Shkembi Kryetar i Bashkise Pogradec

Bledar Cili Kryetar i Komunes Velabisht

Anastasia Dushi Kryetar i Komunes Zagorie

Enton Punavija Bashkia Tirane, Drejtor i Drejtorise se Transportit

Ylli Kupi Kryetar i Komunes Petrele

Xhelal Mera Kryetar i Komunes Gjorice

Marash Kolaj Kryetar i Komunes Qeles

Nikolin Lleshaj Kryetar i Komunes Selite

Shezai Rrokaj Rektor Universiteti Tirane

Ramadan Alico Drejtor Ujesjelles-Kanalizime Lushnje

Petrit Kupe Kryetar i Komunes Libonik

Ali Koceku Keshilltar ushtarak

Lindita Milo Autoriteti i Konkurrences, Kryetar

Petraq Puleri Drejtor, Agjensia Kthimit dhe Kompensimit te Pronave

Artan Balla Permbarues Gjyqesor Vlore

Agim Zenelaj Sherbimi Informativ Shteteror

Sali Gjyriqi Rregjistrues Tropoje

Edmond Spaho Deputet

Lajla Pernaska Deputet

Milbana Treska Drejtor, Ministria e Financave

Stavri Ristani Zv/Minister i Puneve Publike,Transportit

Bujar Rronja Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve

Luftar Murrizi Inspektor tatimi

Halim Mulgeci Inspektor tatimi

Bujar Cani Drejtor, Ministria e Punes, Ceshtjeve Sociale

Igli Zepishta Inspektor Rregjistrimi Tirane

Ilirjan Meleqi Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve Inspektor Kontrolli

Elida Duka Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve Inspektor Kontrolli

Petraq Cici Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve Inspektor Vleresimi

Rovena Rojba Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve Inspektor Vleresimi

Shaban Xhemali Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve Oficer Policia Tatimore Sokol Kule Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve Oficer Policia Tatimore

Sabri Tabaku Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve Inspektor Kontrolli

Vangjel Zafirati Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve Kryetar Dege Sarande

Vaske Kopace Oficer Policia Tatimore, Fier

Sami Kalemi Pergjegjes Sektori Policia Tatimore Kavaje

Andrea Karanxha Inspektor Kontrolli Korce

Llesh Nikolla Inspektor Kontrolli Lezhe

Lindita Dungu Inspektor Kontrolli, Inteligjences & Investigimit Mat

Theodhora Condi Inspektor Vleresimi & Mbledhje Sarande

Sami Kraja Inspektor Rregjistrimi Shkoder

Mehmet Zeka Inspektor Kontrolli Vlore

Neritan Sejamini Keshilltar i Kryeministrit

Mehmet Basha Doganier, Kukes

Dashamir Dani Doganier, Diber

Gjylnare Kacaniku Doganier, Lezhe

Athina FAGU Doganier Kontrollit Fizik, Rinas

Halit Bruci Doganier, Kukes

Muhamet Rrumbullaku Drejtor i Policise se Qarkut Tirane

Hekuran Cengu Alb Telecom, Zv/Drejtor Teknik Tirane

Jonida Milaj Keshilltar Juridike ne Sherbimin Legjislativ

Anesti Moci Zv/Drejtor Agjensia Kombetare Hidrokarbureve, Tirane

Gezim Hoxha Pergjegjes Operacionesh, Kukes

Selman Tema Shef Komisariati, Lushnje

Seid Kertusha Kryetar i Keshillit te Qarkut,Durres

Bujar Kurti Kryetar Dege Bulqize

Arben Bojaxhi Inspektor Kontrolli, Tirane

Klodiana Cankja Drejtor, Agjensia e Prokurimit Publik

Bilbil Nanaj Oficer Policia Tatimore, Tirane

Saimir Struga Keshilli i Ministrave, Inspektor

Xhevat Hoxha Drejtor i Pergjithshem Shkoder

Blerina Rumbullaku Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve Inspektor Kontrolli

Fatbardha Tuholi Inspektor Rregjistrimi,Tirane

Gentiana Bektashi Drejtor i Integrimit Europian Tirane

Dhurata Doma Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve Inspektor Rregjistrimi

Agim Xhemo Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve Inspektor Kontrolli

Saimir Zemblaku INSIG Drejtor i Pergjithshem Tirane

Hodo Hasani Kryetar Dogane, Berat

Arbena Ahmeti Gjyqtar, Tirane

Julian Xhengo Prokuror, Vlore

Zamira Xhaferri Keshilli i Ministrave Koordinator

Mirela Oktrova Drejtor Radio Televizioni Shqiptar

Ardian Marku Oficer Policia Tatimore, Elbasan

Armando Henci Pergjegjes i Zyres se Rregjistrimit,Fier

Alma Buci Inspektor Kontrolli,Gjirokaster

Armando Cibukaj Oficer Policia Tatimore, Tirane

Bashkim Shehu Inspektor Rregjistrimi Durres

Erjon Karafilaj Inspektor tatimesh, Vlore

Arben Runa Zv/Drejtor, Instituti i Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor

Jak Zhurba Kryetar i Komunes Blinisht

Novruz Dulemati Doganier Antikontrabande, Tirane

Agron Sade Kryetar i Komunes Mollas, Elbasan

Ylli Gjoni Zv/Drejtor Drejtoria e Pergjithshme e Rrugeve

Astrit Xhafa Kryetar i Komunes Lunik


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›