E Shtunë, 31 Tetor 2026

Madhi: Kodi, te shtyhet afati

TIRANE - Partite politike kerkojne shtyrje te afatit te komisionit te reformes zgjedhore me 2 jave, pasi ka ende pune per te bere. Sipas republikanit Arian Madhi komisioni ka nevoje per me shume kohe pasi ka nje sere ceshtjesh per te mbyllur. Sipas tij, ekspertet po punojne ne menyre te pavarur nga partite politike dhe kjo rrezikon te sjelle probleme serioze. Mandati i komisionit te reformes zgjedhore shtyhet per te disaten here, megjithese angazhimin e forcave politike puna me reformen zgjedhore nuk ka ecur me ritmet e kerkuara. Kur ka mbetur edhe nje dite nga mbarimi i afatit te mandatit te komisionit, Madhi le hapur mundesine e shtyrjes. Ai beri te ditur dje se, "mandati i komisionit mund te shtyhet nga Kuvendi vetem per nje jave, per te realizuar miratimin e ketij Kodi ne fillim te muajit nentor". Nese mbledhja nuk zhvillohet sot ose neser, atehere Kuvendit do t'i duhet qe te shtyje mandatin per nje jave. Disa dite me pare, kreu i prezences se OSBE-se, Robert Bosh, beri te ditur se kishte marre premtimin e dy bashkekryetareve per realizimin e Reformes Zgjedhore, se paketa ligjore do te votohej ne Kuvend brenda diteve te pare te nentorit. "Gjate takimit qe pata me drejtuesit e komisionit te posacem, ata me siguruan qe do te jete ne Parlament ne javen e pare te muajit nentor. Keshtu qe mbetem optimist", deklaroi disa dite me pare Bosh. Vonesat ne miratimin e Kodit kane sjelle dhe alarmimin e nderkombetareve, ku vete Bosh eshte angazhuar ne takimet me drejtuesit e komisionit te posacem per te pershpejtuar punen sipas afateve te parashikuara nga vete Kuvendi. Edhe pse ambasadori i OSBE-se mbetej optimist per votimin e paketes elektorale ne fillim te nentorit, duket se Kodi i ri Zgjedhor duhet te prese dhe disa dite te tjera. Dy partite e medha kane rene dakord qe procesi i numerimit te votave te filmohet. Metoda e re pritet te paraqitet ne Komisionin e posacem te Reformes Zgjedhore. Sipas projektit te diskutuar ndermjet eksperteve socialiste dhe demokrate, "cdo vote qe numerohet drejtohet ne kamera dhe ajo shfaqet ne monitor". Palet e interesuara edhe nese nuk jane te perfaqesuara ne grupet e numerimit do te kene mundesi, qe permes monitorit te kontrollojne cdo vote gjate numerimit. I gjithe procesi i numerimit do te regjistrohet dhe nese partite politike do te kene kontestime, atehere kasetat filmike do t'i shkojne perpara Gjykates per verifikim. A.G


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›