Madhi: Kthimi i kodit nga Presidenti Topi, i gabuar

Kuvendi i Shqipërisë nisi seancën e fundit plenare për këtë sezon duke miratuar dy ligje të rëndësishme për vendin dhe proceset integruese të tij. Për të dyja këto çështje demokratët dhe socialistët kanë gjetur konsensus, çka përjashton mundësinë e surprizave.Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Republikane Arjan Madhi u shpreh në lidhje me kodin zgjedhor se kthimi nga Presidenti Topi i kodit është një gabim. Sipas Madhit në arsyet e Presidentit për përplasje nenesh ai u shpreh se nuk ka asnjë të tillë.Po kështu Madhi u shpreh se amendamenti i paraqitur nga LSI-ja dhe PDK-ja nuk janë brenda kopetencës së komisionit të zgjedhjeve. Madhi gjithashtu i bëri thirrje deputetëve të miratojnë sot kodin zgjedhor