E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvend,pritet miratimi i kodit zgjedhor dhe ligjit për Prokurorinë

Fundi i sesionit parlamentar pritet të mbyllet me dy ligje të rëndësishme për vendin dhe proceset integruese të tij. Dekreti i presidentit për kodin zgjedhor dhe ligji për prokurorinë do të votohën ditën e hënë në seancën parlamentare të mbasdites. Për të dyja këto cështje mazhoranca dhe partia socialiste kanë gjetur konsens, cka përjashton mundësinë e surprizave në punimet e kuvendit. Dekreti i kreut të shtetit u rregullua me dispozitë kalimtare nga komisioni i posacëm i reformës zgjedhore në kuvend. Sipas kësaj dispozite, presidenti i vendit duhet që vetëm 7 ditë pasi parlamenti miraton kodin zgjedhor, i cili kësaj radhe hyn automatikisht në fuqi pa kërkuar dekretin e presidentit, ky i fundit duhet të dekretojë datën e zgjedhjeve. Pra, me dispozitën e re të miratuar në kod, Topit i duhet që javës tjetër të dekretojë datën e zgjedhjeve e cila gjithashtu është e vendosur në kod të jëtë 21 ose 28 qershor i 2009. ndërkohë, p/ligji për prokurorinë u miratua ditën e premte nga komisioni parlamentar i ligjeve në një mbledhje e cila zgjati më shumë se katër ore. Gjatë kësaj mbledhje ku ishin të pranishëm ministri i drejtësisë Enkled Alibeaj dhe kryeprokuroria Ina Rama palët shpalosen mendimet e tyre lidhur me projektligjin e prokurorisë. Në këtë mbledhje kryeprokuroria Ina Rama shprehu shqeësimin e organit që drejton lidhur me dy nenet të cilat kanë të bëjnë me imuniteëtin e prokurorëve dhe me inspektimet e ministrisë së drejtësisë në organin e akuzes. Gjithsesi palet kanë shprehur qëndrimin e tyre pro këtyre dy ligjeve parimisht dhe pritet që në seancën e ditës së hënë të miratohen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›