Uithers: Shqipëria shumë shpejt në NATO
28/12/2008 Ambasadori i SHBA-së i përcolli misionit “Liria e Irakut” falënderimet e qeverisë amerikane
Ceremonia e pritjes u përshëndet edhe nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA-së, Malaj
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Xhon L. Uidhers, i pranishëm në ceremoninë festive me rastin e përfundimit të misionit paqeruajtës “Liria e Irakut”,
ka garantuar qeverinë shqiptare se është shumë e afërt dita kur Shqipëria do të jetë anëtare e NATO-s me të drejta të plota. Në fjalën e tij para trupave të Forcave të Armatosura përfaqësuesi zyrtar i SHBA-ve në Tiranë përcolli respektin e kombit amerikan për kurajën dhe sakrificat e tyre gjatë qëndrimit larg familjeve gjatë pesë vjetve të pjesëmarrjes në mision.
Mbështetja
Ceremonia e djeshme u vlerësua nga ambasadori Uidhers si një kënaqësi e veçantë, pasi pjesëmarrja në të ishte një dëshmi për përmbushjen me nder të detyrës nga ushtarët shqiptarë të sapokthyer nga shërbimi në Irak pranë familjeve të tyre. “Ju sjell sot falënderimet e qeverisë amerikane për ndihmën e dhënë për vendosjen e paqes dhe lirisë në një tokë të largët. Ju përcjell respektin e kombit amerikan për kurajën e treguar në sy të rrezikut dhe për sakrificat e bëra duke qëndruar kaq larg familjeve dhe shtëpive tuaja. Ju shpreh mirënjohjen e përzemërt të popullit amerikan, pasi keni qenë gjithmonë miq të Amerikës kur ajo ka pasur nevojë dhe unë shoh përpara drejt asaj dite, që nuk është shumë e largët, kur ju të qëndroni përkrah nesh si anëtarë të NATO-s”, - u shpreh ndër të tjera ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Tiranë.
Ceremonia
Trupat tona paqeruajtëse, që kanë marrë pjesë në misionin “Liria e Irakut” që prej më se 5 vjetësh (2003-2008), parakaluan nga Qendra Kulturore e FA përgjatë sheshit “Skënderbej” dhe më pas u rreshtuan përpara monumentit të Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Pas ekzekutimit të himnit kombëtar fjalën e rastit në ceremoni e mbajti shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralbrigade Maksim Malaj. “Pikërisht nga ky vend, nga sheshi ‘Skënderbej’, para më shumë se pesë vjet ne nisëm djemtë tanë ushtarë, nënoficerë dhe oficerë për t’u bërë pjesë e trupave të vendeve të koalicionit të madh kundër terrorizmit ndërkombëtar; për t’u bërë pjesë e sfidës së madhe me të cilën u përball komuniteti i vendeve demokratike e progresive në këtë luftë; për t’u bërë pjesë e vullnetit dhe e forcës për t’i kthyer lirinë popullit irakian dhe sigurinë e rajonit e të mbarë botës”, - tha ai. Gjeneralbrigade Malaj fillimisht falënderoi FA-të, të cilat me kontributin dhe me profesionalizmin ushtarak lartësuan më shumë emrin e Shqipërisë, vlerat tona kombëtare, duke i cilësuar njëkohësisht këto arritje “një investim madhor në rrugën drejt integrimit të plotë në NATO”.
Rruga e gjatë e misionit “Liria e Irakut”
Ministri Oketa dekoron kontingjentet pjesëmarrëse
Ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa ka dekoruar me medalje disa kontingjente pjesëmarrëse në misionin “Liria e Irakut” dhe me urdhër të veçantë ka dekoruar me medaljen “Për Pjesëmarrje në Shërbimet Ndërkombëtare” të gjithë oficerët, nënoficerët dhe ushtarët që morën pjesë në këtë mision. Pjesë e saj ishte edhe demonstrimi ajror i helikopterëve të Forcave të Armatosura shqiptare në shenjë përshëndetjeje për përfundimin me sukses të plotë të këtij misioni të vështirë. Ceremonia e djeshme ishte faza përmbyllëse e një vargu aktivitetesh, që kanë filluar që në datën 20 dhjetor 2008, kur në aeroportin e Rinasit të parët që u kthyen në atdhe ishin 95 trupat ushtarake të misionit shtesë të Bagdadit, të shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, ndërsa më 23 dhjetor u pritën 120 trupat e kontingjentit të 12-të paqeruajtës, që vinin nga Mosuli i Irakut. Misioni “Liria e Irakut” startoi në prill 2003 me kontributin e pazëvendësueshëm të trupave ushtarake të Regjimentit “Komando”. Kontingjenti i parë ka pasur në përbërje të tij 71 ushtarakë, që më pas, në kontingjentin e pestë, numri i tyre shkoi në 120 ushtarakë, duke u shndërruar në kompani “komando”, si pjesë përbërëse e brigadës shumëkombëshe të drejtuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjithsej në misionin në Irak kanë marrë pjesë 1338 trupa të Forcave të Armatosura shqiptare.
Pjesëmarrësit
Në ceremoninë e djeshme të organizuar nga Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura morën pjesë personalitete të larta të shtetit shqiptar: Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Jozefina Topalli, Kryeministri Sali Berisha, ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA-së gjeneralbrigade Maksim Malaj, ambasadori i SHBA-ve në Tiranë Xhon Uidhers II, ministra të kabinetit qeveritar, deputetë, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në vendin tonë, gjeneralë dhe ushtarakë të lartë të Forcave të Armatosura si dhe mjaft të ftuar të tjerë.
Kryeministri falënderon ushtarakët për krenarinë që i dhanë kombit
Berisha: Mirë se erdhët faqebardhë në Shqipëri!
Albana Lika
“Mirë se erdhët faqebardhë në Shqipëri!” Ka qenë kjo përshëndetja që Kryeministri Sali Berisha u ka drejtuar dje trupave ushtarake shqiptare që kanë shërbyer në Mosul dhe në Bagdat, gjatë ceremonisë së posaçme për ta. Krenar për realizimin me sukses të misionit paqeruajtës “Liria e Irakut”, kreu i qeverisë shqiptare në fjalën përshëndetëse tha se prania e ushtarëve shqiptarë në Irak është mbi të gjitha simbol i respektit dhe se ka shtuar miqësinë e vendit tonë me Shtetet e Bashkuara. “Dita e sotme për ju, për familjet tuaja, për Forcat e Armatosura të Shqipërisë, qeverinë shqiptare dhe çdo qytetar të këtij vendi është një ditë që mbush zemrat dhe mendjen tonë me ndjenja të fuqishme krenarie, respekti dhe mirënjohje për bijtë dhe bijat e këtij vendi, të cilët, pasi përmbushën një mision të madh në një vend mik, kthehen në vendin e tyre. Misioni juaj ishte një mision i bekuar, të tilla janë të gjitha misionet e paqes”, - theksoi kryeministri shqiptar. Pasi e vlerësoi praninë e ushtarakëve shqiptarë si një simbol të respektit dhe të mirënjohjes që qytetarët shqiptarë ndiejnë ndaj qeverisë amerikane dhe Presidentit Bush, numri një i qeverisë shqiptare shprehu angazhimin e plotë për vazhdimësinë e bashkëpunimit të shkëlqyer me SHBA-të dhe me Presidentin e zgjedhur Barak Obama. “Bashkëpunimin e shkëlqyer që ne kemi pasur me Presidentin e Shteteve të Bashkuara George W. Bush do ta vazhdojmë me Presidentin e zgjedhur Barak Obama në të gjitha rastet në të gjitha frontet që të jetë e nevojshme”, - u shpreh Kryeministri Berisha. Në përfundim të fjalës së tij Berisha shprehu falënderime të thella edhe për familjarët e pjesëmarrësve të misionit “Liria e Irakut”. “Mbështetja e tyre ndaj jush ka qenë një faktor madhor në përmbushjen nga ju të të gjitha detyrave në sukses të plotë, - tha kreu i ekzekutivit shqiptar duke e mbyllur edhe me një urim për vitin e ri 2009. - Uroj që 2009-a të jetë vit me gëzime, suksese dhe mbarësi për ju dhe familjet tuaja”, - u shpreh Kryeministri.