Madhi: Kuvendi të reflektojë ndaj qëndrimit të Presidentit
Partia Republikane ka reaguar menjëherë pas vendimit të Presidentit Topi për të mosdekretuar ligjin për legalizimet. Kryetari i grupit parlamentar të PR-së, Arian Madhi, gjatë një prononcimi për mediat e ka vlerësuar pozitivisht kthimin në Kuvend të ligjit nga Presidenti, duke ritheksuar edhe njëherë qëndrimin kundër të republikanëve për këtë ligj. "Ndryshimet e propozuara në këtë ligj në tërësi binin ndesh me standardet dhe konceptet kushtetuese për garantimin e të drejtës së pronës, pra të shpërblimit të pronarëve për të gjitha trojet që i shpronësoheshin, lidhur me nevojat e formalizimit të ndërtimeve të paligjshme", është shprehur deputeti i PR-së, Madhi. Ai ligj, ka theksuar më tej Madhi, bie në kundërshtim edhe me qëndrimet e PD-së, të shprehura dy vjet më parë, kur demokratët premtuan shpërblimin financiar të pronarëve. Ligji i ri solli një procedurë të re dhe konfuze, ku rezultonte se nuk kishte asnjë afat kohor ku shteti merrte përsipër të kompensonte pronarët.
Ky, sipas Madhit, është i dëmshëm edhe politikisht, pasi minon besueshmërinë e pronarëve ndaj qeverisë. Kryetari i grupit të PR-së u ka kërkuar dje deputetëve të PD-së që të reflektojnë ndaj vendimit të Presidentit të Republikës. Projektligji për legalizimet është diskutuar gjatë në komisionet parlamentare, të cilat kanë shprehur qëndrime të ndryshme. Në mbledhjet e këtyre komisioneve kanë ardhur për të mbrojtur ndryshimet e tyre në këtë ligj drejtues të ALUIZN-it. Ndryshime të cilat janë kundërshtuar nga drejtuesit e Bashkisë së Tiranës dhe nga ish-pronarët. Por sugjerimet dhe mendimet e ish-pronarëve dhe të drejtuesve të pushtetit vendor nuk janë marrë parasysh nga ligjvënësit demokratë, të cilët me shumicën e kartonëve që PD-ja ka pothuajse në pjesën më të madhe të komisioneve, e kaluan projektligjin në Kuvend në variantin e propozuar nga qeveria. Variant i cili shkaktoi mjaft debate në seancën plenare, që përçau edhe vetë mazhorancën, e cila arriti ta miratojë ligjin vetëm me 52 vota pro. Çështja e pronave ka shkaktuar muajt e fundit mjaft debate mes demokratëve dhe republikanëve. Kur është bërë fjalë për projektligje që kanë pasur të bëjnë me këtë problem, republikanët janë ndarë nga qëndrimet e PD-së, duke kërkuar që kjo e fundit të marrë në konsideratë mendimet e tyre përpara se t‘i miratojë ato. Por mosmarrja në konsideratë e këtyre qëndrimeve ka shkaktuar debate në sallën e Kuvendit, të cilat në shenjë rebelimi kanë detyruar republikanët që të mos marrin pjesë në votimet e disa projektligjeve të propozuara nga PD-ja.