E Shtunë, 31 Tetor 2026

Madhi: Qeveria s'do te lejoj djegien e fondit

Kryetari i grupit parlamentare te Partise Republikane, Arian Madhi deklaroi dy dite me pare se kishte informacione sipas te cilave, qeveria nuk do te lejonte djegien e fondit prej 500 milione lekesh, te dhene gjate vitit 2008 per kompensimin e ish-pronareve. I pyetur nga "Koha Jone" ne lidhje me rrezikun e djegies se fondit prej 500 milione lekesh, Arian Madhi thekson se ka shpresa te mira se nje gje e tille nuk do te ndodhe. "Kam informacione se kryeministri Berisha se bashku me ministrin e Financave dhe ate te Drejtesise po shikojne te gjitha menyrat per te mos e djeguar kete fond ne menyre qe t'ju lihet mundesi pronareve te vazhdojne plotesimin e dokumentave, qe te arrijne te kompensohen", theksoi kreu i grupit parlamentare te PR-se, Arian Madhi. Sipas tij, vonesat per demshperblimin e pronareve te ketij fondi te dhene per vitin 2008, jane krijuar kryesisht nga perfaqesuesit e pushtetit vendore. Ne kete menyre Madhi, la te kuptohej se vonesat per shperndarjen e ketij fondi nuk kane ardhur nga qeveria.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›