Berisha: Festat e heshtura pa femijet
Mirenjohja shprehet edhe per motrat e Nene Terezes qe kujdesen per femijet
Kryeministri Sali Berisha dhe bashkeshortja e tij Liri Berisha zgjodhen dje te festonin me femijet jetime te mbledhur ne shtepite e femijeve ne qytetin e Elbasanit. Kryetari i qeverise i shoqeruar nga bashkeshortja, beri nje vizite ne qendren e femijeve "Shtepia e shpreses" dhe ne shtepine bamirese "Nene Tereza". Gjate takimit me femijet, kryeministri Berisha theksoi se Festat e fundvitit mbeteshin te heshtura, nese ato nuk festoheshin me femijet. Nga ana e tyre, femijet e priten kryeministrin Berisha dhe bashkeshorten e tij Liri Berisha me nje koncert me kenge dhe recitime. Gjate festimeve te tyre me kete rast femijet shprehen edhe kenaqesine per viziten, duke u shprehur se kjo kohe, perjetohej nga ata me gezim dhe lumturi. Nje vemendje te vecante gjate kesaj vizite kryeministri Berisha dhe bashkeshortja e tij, treguan edhe per motrat e Nene Terezes, grate te cilat kujdesen cdo dite per rritjen e ketyre femijeve.
"Ne ju shprehim nderimin me te madh per punen e jashtezakonshme qe ju beni per kujdesin ndaj ketyre femijeve, per rritjen e atyre, te cilet jane ne nevoje te madhe, por qe me kujdesin dhe dashurine tuaj, ju u zevendesoni familjen, shoqerine dhe kryeni nje mision shume fisnik", ju drejtua kryeministri Berisha motrave te Nene Terezes. Sipas tij, me kete gjest qe kryejne, keto gra kane mirenjohjen e te gjithe shqiptareve dhe mirenjohjen e Zotit.
Dhuratat
Kryeministri Berisha dhe bashkeshortja e tij, Liri Berisha shperndane per te gjithe femijet e pranishem ne keto shtepi femijesh, dhurata me rastin e festave te fundvitit. Ne kete menyre ata plotesuan nje nga kerkesat qe i ben femijet.
Qendra
Qendra "Shtepia e shpreses" eshte hapur ne qytetin e Elbasanit ne vitin 1993. Tek "Shtepia e shpreses" jane te akomoduar 14 femije jetime, ndersa trajtohen me sherbim ditor edhe 25 femije te tjere. Po keshtu kjo qender i ka ofruar mbeshtetje ne edukim, dhjete femijeve rome te cilet frekuentojne cdo dite qendren ditore. Nga ana tjeter shtepia bamirese "Nene Tereza" ofron kujdes dhe mbeshtetje per 28 femije ne nevoje. Kryeministri Berisha dhe bashkeshortja e tij shprehen nje mirenjohje te vecante per grate, te cilat kujdesen per keta femije.