E Shtunë, 31 Tetor 2026

Madhi: “Raporti i OSBE/ODIHR-it legjitimoi procesin zgjedhor në vend”



Nënkryetari i Partisë Republikane, Arian Madhi, u shpreh dje gjatë një konference për shtyp se raporti i OSBE/ODIHR-it certifikoi legjitimitetin e procesit zgjedhor në vend. Sipas Madhit, raporti i ndërkombëtarëve ka vlerësuar procesin zgjedhor në Shqipëri, i cili, sipas tij, ka shënuar një progres të ndjeshëm. “Ky raport vlerëson se zgjedhjet shënuan përmirësime të ndjeshme dhe plotësuan shumicën e angazhimeve të OSBE-së dhe të akteve të tjera ndërkombëtare”, - është shprehur Madhi. Duke iu referuar qëndrimit të opozitës për këtë raport, Madhi u shpreh se është e pafalshme që në emër të interesit të saj politik, Partia Socialiste i drejtohet opinionit në mënyrë spekulative, duke deformuar konkluzionin final të raportit si shprehje të vlerësimit negativ për zgjedhjet në Shqipëri. OSBE/ODIHR-i publikoi një ditë më parë raportin për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri. Në raport vihej në dukje se zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit 2009 shënuan një progres të dukshëm, por që shumë standarde nuk u plotësuan.

16 Shtator 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›