E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet ish-deputeti i PD-së Flori Bajramaj

Ish deputeti i Partisë Demokratike Flori Bajramaj është arrestuar pasditen e sotme në qytetin e Durrësit. Sipas informacioneve Bajramaj është arrestuar së bashku me Kreun e Këshillit teknik në KRRT të komunës Rrashbull Pasho Beqiri 50 vjeç të cilët akuzohen për çështje pronësie lidhur me hetimet për abuzime në dhënie lejesh në këtë komunë. Sipas informacioneve mbi ish deputetin e PD-së Bajramaj dhe për kreun e Këshillit teknik në KRRT të komunës Rrashbull Beqiri rëndon akuza për shpërdorim detyre sepse janë miratuar në KRRT-në e komunës Rrashbull disa kërkesa për sheshe dhe leje ndërtimi, në prone publike, pa vërtetim pronësie, në kundërshtim me ligjin për Urbanistikën

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›