E Diel, 1 Nëntor 2026

Islami: “Raporti i OSBE/ODIHR-it nuk e justifikon bojkotin e Kuvendit”



Deputeti i Partisë Socialiste, Kastriot Islami, ndërsa ka komentuar dje raportin e OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e 28 qershorit në Shqipëri, ka bërë të ditur se pavarësisht shkeljeve që konstatohen, raporti, sipas tij, nuk ka elemente që justifikojnë bojkotin e Parlamentit nga opozita. Nëpërmjet kësaj deklarate Islami del kundër qëndrimit zyrtar të PD-së të shprehur dje publikisht nga kryetari i kësaj partie, Edi Rama. “Në raport thuhet se nuk ka elemente që do të justifikonin qëndrimet që çojnë në bojkot të Parlamentit nga opozita”, - është shprehur Islami. Duke e vlerësuar si realist dhe objektiv raportin e OSBE/ODIHR-it, Islami tha se mesazhi i tij ishte i qartë, në Shqipëri standardet nuk janë arritur. “Raporti përçonte mesazhin se në Shqipëri standardet nuk janë arritur për një vend që është anëtar i NATO-s dhe po shkon drejt BE-së. Ndaj duhet që në zgjedhjet e ardhshme të arrihen të gjitha standardet”, - ka theksuar Islami. Në raportin e publikuar një ditë më parë, ndërkombëtarët konstatonin si arritjet, ashtu dhe mungesën e standardeve në zgjedhjet e 28 qershorit në Shqipëri.

16 Shtator 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›