E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova në Hagë do të mbrohet nga një jurist anglez



Qeveria e Kosovës së bashku me presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe kryetarin e Parlamentit Jakup Krasniqi si dhe konsultimeve me partnerët ndërkombëtarë dhe ekspertët ligjorë zgjodhën sër Majkëll Ud për të udhëhequr ekipin ligjor të Kosovës para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë ku do të shqyrtohet kërkesa serbe për shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës. “Sër Majkëll Ud nga Mbretëria e Bashkuar është një nga juristët më të shquar dhe të përgatitur ndërkombëtarë të së sotmes, dhe jemi me fat që ai është i gatshëm të paraqesë rastin tonë para GJND-së”,- thuhet në një njoftim për shtyp të Presidencës së Kosovës. Ud ka shërbyer si këshilltar ligjor në Zyrën e Jashtme dhe të Shëndetit në Mbretërinë e Bashkuar nga viti 1999 deri më 2006. Në emër të Mbretërisë së Bashkuar, ai mori pjesë në Konferencën ndërkombëtare të Dejtonit dhe në Konferencën e Rambujesë në vitin 1999. Ai ishte përfshirë në Mendimin Këshillëdhënës të GJND-së për çështjen e Pasojave Ligjore të Ndërtimit të Murit në Territorin Palestinez. “Angazhimi i tij kohëgjatë në çështjet e së drejtës ndërkombëtare të ndërlidhura më progresin e Kosovës drejt pavarësisë, e bën atë të kualifikuar në mënyrë unike për të përfaqësuar interesat tona kombëtare para gjykatës, dhe kemi besim të madh në gjykimin dhe përvojën e tij”,- vazhdon njoftimi për shtyp. Krerët e institucioneve zhvilluan dje një takim me juristin Ud. “Kosova ka një rast të fortë, dhe synojmë të demonstrojmë para Gjykatës se nuk ka asgjë në shpalljen e pavarësisë së Kosovës që shkel të drejtën ndërkombëtare”,- theksohet në komunikatë. Gjatë javëve të ardhshme Ud do të punojë ngushtë me Qeverinë e Kosovës për të zhvilluar paraqitjen para Gjykatës. “Në koordinim me ne, ai do të mbledhë një ekip ndërkombëtar ligjor të kalibrit më të lartë. Sipas nevojës, ekipi i tij ligjor do të përdorë ekspertizën vendore në Kosovë për të formuluar rastin më të fortë të mundshëm”,- theksohet në njoftim. “Kosova ka një rast të fortë, dhe synojmë të demonstrojmë para Gjykatës se nuk ka asgjë në shpalljen e pavarësisë së Kosovës që shkel të drejtën ndërkombëtare”,- theksohet në komunikatë.

16 Tetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›