E Shtunë, 31 Tetor 2026

Madona pyet Britney: Do më puthësh përsëri

SHBA- Madona dëshiron të festojë rekordin e albumit të saj "MDNA", i cili ka thyer rekordet në klasifikimin muzikor botëror në një mënyrë krej të vecantë. 

Në faqen e personale të Britney Spears në Twitter, Madona i bën një propozim pikant. Diva e muzikës pop i propozon Spears ta puthë, ashtu sic ka bërë në vitin 2003 në skenën e Mtv Video Music Awards. 

“Të lutem ktheu në skenë dhe më puth sërish”,- shkruan Madona. 

Ndërkohë që e menjëhershme ka qënë ‘sfida’ e Spears, e cila i ka shkruajtur “joshëse…”

Ndërkohë që bashkëbisedimi midis dy këngëtarëve në rrjetin social ka vijuar. 

Madona: Do më bësh të mendoj për këtë ide. 

Britney: Sigurisht.

Kjo nuk është hera e parë që Madona përdor Twitter-in për të kontaktuar me VIP-a, por që gjithcka publikohet në faqet rozë të mediave botërore.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›