E Shtunë, 31 Tetor 2026

Demi i tërbuar plagos 40 spektatorë në Spanjë

Madrid, 19 gusht - Rreth 40 persona kanë mbetur të plagosur sot gjatë një shfaqje me dema në Spanjë. Incidenti ka ndodhur kur një dem ka kaluar murin rrethues dhe gardhin e arenës dhe është sulur mbi spektatorët.
Siç njofton NOA, demi ka plagosur me brirë disa prej tyre, por një pjesë e spektatorëve janë plagosur nga rrëmuja dhe nga shtypja me njëri –tjetrin.
Toreadorët janë habitur me sjelljen e kafshës, duke deklaruar se asnjë herë më parë nuk ka ndodhur që një dem të këtë kaluar të dyja muret rrethuese në një arenë.
Televizionet spanjolle e kane filmuar të plotë ngjarjen e rrallë. 
Pasi është endur për disa minuta në shkallët e arenës është dashur ndërhyrja e toreadorëve të cilët e kanë vrarë demin.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›