Madona mahnit Budvën, mijëra fansa në koncert
Mijëra fansa nga Shqiperia, Kosova dhe Maqedonia ndoqën mbrëmë koncertin spektakolar të Mbretëreshës së muzikes pop Madona. Mbi 400 gazetarë, fotoreporterë dhe kameramanë ishin akredituar në plazhin Jaz në Budva të Malit të Zi.
BUDVA- Mbretëresha e muzikes pop Madona mbylli mbrëmë suksesshëm koncertin spektakolar në Budva të Malit të Zi vetëm gjysëm ore para mesnatës. Mijëra fansa nga Shqiperia, Kosova dhe Maqedonia kishin mbërritur në plazhin Jaz për të ndjekur yllin e muzikës në performimet e disa prej hiteve më të mira të saj. Nga hoteli Madona zbriti në koncert me një helikopter të posacëm rreth 40 minuta me vonesë. Në skenën e madhe dhe të gjerë 90 metra, Madona u shoqërua nga 20 valltarë dhe 12 anëtarë të grupit të saj. Mbi 400 gazetarë, fotoreporterë dhe kameramanë ishin akredituar për të ndjekur koncertin e yllit të muzikës pop.
(s.g/BalkanWeb)