E Shtunë, 31 Tetor 2026

"No Promises" albumi i ri i Karla Bruni Sarkozi

 

Italo-francezja Karla Bruni e njohur për karierën e saj si modele dhe për martesën me Presidentin e Francës, NiKolas Sarkozi prezantohet edhe si kompozitore dhe këngëtare.

Agjencia e lajmeve VOA në shqip bën të ditur se albumi i dytë i ri i Brunit titullohet "No Promises" dhe është interpretuar në anglisht. Ky album përmban versione muzikore të poemave të disa prej shkrimtarëve më të famshëm amerikanë dhe angalezë të shekujve të 19-të dhe 20-të.

Kështu te kënga "Those Dancing Days Are Gone", vargjet i përkasin poetit irlandez Ëilliam Butler Yeats. Fillimisht Karla Bruni donte të incizonte një album me këngë që kishte kompozuar vetë dhe versione muzikore të këtyre poemave të famëshme. Por ajo tha se poema arrin një nivel shumë të lartë perfeksioni, prandaj dhe vendoi t'u përmbahej vetëm vargjeve të tyre. Për albumin "No Promises", Carla Bruni punoi me një nga miqtë e saj, këngëtaren britanike, Marianne Faithfull, për të përmirësuar zërin dhe diksionin e saj. Një tjetër këngë e këtij albumi është poema e Emily Dickinson-it "I Felt My Life With Both My Hands".

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›