Shuhet Paul Newsman
Paul Newman, një nga aktorët më të njohur të Hollivudit ka mbyllur sytë. Protagonisti i paharrueshëm i filmave të tillë si “Shtërngata”, “Mburraveci” dhe i fundit “Ishte babai im”, i realizuar në 2002 nga Sam Mendes. Duartrokitje të gjata kanë shkuar për aktorin ndërsa lajmi i vdekjes së tij është bërë i ditur në një përvjetor të Dynamo Camp di Limestre, pjesë e organizatës ndërkombëtare për bamirësi, themeluar nga aktori. Lajmi i kancerit në mushkëri që po e shkatërronte, u bë i ditur zyrtarisht më 31 korrik të këtij viti nga Sloan-Kettering Cancer Center në Nju Jork. Atëhere mediat shkruan se Newman, i cili i ishte nënshtruar kimioterapive të rënda, do të kishte vetëm pak javë jetë. Zëdhënësi i fondacionit të Paul Neëman, Robert Forrester, duke folur për humbjen e tij është shprehur: “Profesioni i Paul Neëman ishte aktrimi. Pasioni hipizmi. Dashuria e tij ishte familja dhe miqtë. Ndërsa zemra dhe shpirti i tij iu dedikuan ndihmës për të bërë të mundur që bota të jetë një vend më i mirë për të gjithë. Paul kishte një besim të qëndrueshëm në rolin që fati luan në jetën e secilit prej nesh. Ai pranonte dhe falenderonte për fatin e mirë që kishte pasur në jetë, duke nisur nga lindja e tij në Amerikë, dhe ishte i vetëdijshëm se sat ë pafat kishin qenë disa të tjerë. I vërtetë si karakter, qetësisht ai e ofroi veten më ndihmë të mëjanimit të mungesës së këtij ekuilibri”. Raportimet për të vazhduan edhe më vonë. Në gusht ai kishte lënë spitalin duke u shprehur: “Dua të vdes në shtëpi”. E kësaj kohe është edhe një foto e tij në karriken me rrota, pothuajse i transformuar duke ecur në oborrin e spitalit. Në mars të vitit 2007, në moshën 82 vjeçare ai kishte deklaruar se do ta linte kinemanë për t’iu përkushtuar vetëm inisiativave humanitare dhe sipërmarrëse. Vetëm pak ditë më parë, mediat e huaja aludonin se do të ketë zënka dhe pakënaqësi nga fëmijët e tij, gjashtë vajzat nga dy martesa për në ndarjen e aksioneve të kompanive që zotëronte.
Jeta
I lindur dhe rritur në Ohio, afër Cleveland, Paul ishte djali i pronarit të një dyqani artikujsh sportive, i cili vet ishte bir i një emigranti europian dhe një gruaje hungareze. I ri ishte rekrutuar në Naval Air Corp(Forcat ajrore detare) duke shpresuar se do të bëhej pilot. Por nuk ia doli për një problem në shikim. Në vitin 1949 u martua me Jackie Witte dhe ishte pikërisht ky moment kur vendosi se do t’i pëkushtohej aktrimit. Nga kjo martesë lindën tri vajza, ndërsa mashkulli i vetëm, Scott, vdiq më 1978 nga overdoza. Pasi kishte frekuentuar për më shumë se një vit shkollën e artit dramatik të Yale University, Paul u regjistrua në Actor’s Studio(Studion e Aktorëve) në Nju Jork. Në vitin 1953 ka debutuar në një teatër të Broadway në “Picnic”, një vepër e bërë e famshe nga filmi me të njëjtin titull. Debutimin kinematografik e ka në vitin 1954 në “Kupa e argjendtë”. Atëherë The New Yorker shkruante: “E interpreton pjesën e tij me hovin emotive të një shoferi autobuzi që lajmëron ndalesat lokale”.
Sukseset e mëdha
Dy vjet më vonë interpretimi i shkoi më mirë në rolin e mundësit Rocky Graziano në “Lart dikush më do”. Në 1958 në Las Vegas, Newman u rimartua me aktoren Joanne Woodward, shoqja e tij deri në fund, nga e cila ka tre vajza. Në kapërcim të viteve ’60, Paul qe protagonist i disa prej sukseseve të tij më të mëdha në historinë e Hollivudit. “Macja në çatinë e nxehtë”, “Mburraveci”, “Hud mizori”, “Intrigë në Stokolm”, “Shtërngata”, etj. Së bashku me gruan ka interpretuar në “Paris Blues” (1961), “Dashuria ime me Samantën”(1963) dhe “Indianapolis, sfida e jashtëzakonshme”(1969). Newman gjithashtu e ka udhëhequr si regjisor në filmat “Hera e parë e Jennifer”(1968), “The Effect of Gamma Rays on Man-in-the-Moon Marigolds”(1972), “The Shadoë Box” (1980) dhe “Kopshti yoologjik prej yhami”(1987). Paul Newman ka fituar çmimin Oscar si aktori më i mirë në vitin 1986 për interpretimin në “Ngjyra e parave”.
(s.g/BalkanWeb)