Madrid, mbërrijnëkampionët e botës
MADRID- Ekipi spanjoll ka mbërritur në orën 15 në Madrid, me një airbus ku shkruhej Campeones dhe që mbante në dritaret e pilotëve flamujt kombëtarë. Në aeroportin Barahas të kryeqytetit numri i tifozëve nuk ishte i shumtë, pasi festa e vërtetë është lënë për më vonë.
Kapiteni Iker Kasijas ka qenë i pari që ka zbritur nga avioni bashkë me trajnerin Del Boske, ndërsa më pas ka qenë radha e Pikesë, Ksabi Alonsos dhe futbollistëve të tjerë.
Kombëtarja e Spanjës u nis nga Johanesburgu pak orë pas finales së fituar 1-0 ndaj Holandës dhe pas 9 orë e gjysmë fluturim ka qenë në Madrid. Futbollistët më pas i janë drejtuar hotelit në qendër të Madridit për të ngrënë e për t’u shplodhur dhe për të vijuar më pas me pritjet nga familja mbretërore dhe nga krerët e shtetit.
Edhe pranë hotelit, nuk kanë munguar tifozët e ekzaltuar që kanë pritur kampionen e re të botës.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb) Lidhje te tjera Spanja fiton Kupën e Botës