Madridi beson në titull

Mediat madrilene janë të bindura se Real Madrid do ta fitojë La Ligën pas rezultateve të së shtunës. Reali u kthye nga disavantazhi 2-0 në shtëpi ndaj Sevillës dhe fitoi 3-2, duke treguar shpirtin luftarak dhe qëndrimin e fortë të një ekipi që nuk dorëzohet kurrë.
Ndërsa, për dallim prej tyre, kampioni Barcelona mund të jetë e gëzuar që u largua nga Almeria me barazim 2-2 – dy herë në disavantazh – dhe me një futbollist më pak në fushë, pas përjashtimit të sulmuesit Zlatan Ibrahimovic.
Këto rezultate i dërguan klubet në pikë të barabarta (62) pas 25 ndeshjeve. Reali kryeson falë golaverazhit më të mirë. Ata kanë shënuar 67 gola, gjashtë më tepër se Barcelona dhe janë në rrugë për të rrezikaur rekordin e përgjithshëm prej 108 golave në një sezon, të cilin e kishte arritur klubi, 20 vjet më parë.
Para një muaji, Barcelona kishte pesë pikë më tepër se Reali. Siç edhe pritej, mediat madrilene festuan të dielën për ekipin e Manuel Pellegrinit. E përditshmja sportive, AS ka shkruar se “ky është Reali më i mirë në 15 vjetët e fundit”, duke u bazuar në pikët e fituara dhe numrin e golave të shënuar.
“Është ekip që luan mirë dhe lufton deri në fund”, komentoi redaktori i AS-it, Alfredo Relano. Sipas tij, i vetmi futbollist, i cili nuk është duke u përshtatur në ekip, është plejmejkeri brazilian, Leite Kaka.
Ai ka shtuar se Barcelona ka “shpirt më të vogël”, sesa Reali dhe përfundoi duke thënë: “Njëri ekip është duke u ngritur, ndërsa tjetri po fundoset”. E përditshmja tjetër, Marca, komentoi se, “Reali tregoi përbërjen e vet”.
Të dielën, radiostacioni Cadena COPE theksoi se Reali “është favorit i lehtë”, për të fituar La Ligën për shkak të “mënyrës si ka luftuar dhe luajtur” dhe sepse Barcelona duhet të vizitojë Santiago Bernabeun më 10 prill, në atë që pritet të jetë përballja vendimtare.
Cadena COPE po ashtu komentoi se fitorja ndaj Sevillës do t’i ndihmojë Cristiano Ronaldos dhe bashkëlojtarëve të tij para ndeshjes së kthimit të fazës eliminatore të Ligës së Kampionëve kundër Lyonit, të mërkurën. Reali humbi 1-0 në Lyon, por tifozët e klubit tashmë presin një tjetër rikthim të rezultatit.
Gjiganti madrilen nuk ka kalaur në çerekfinale të Ligës së Kampionëve nga viti 2004, por synon ta arrijë këtë gjatë këtij sezoni, pas shpenzimit të rreth 260 milionë eurove në tetë futbollistë gjatë verës së vitit të kaluar.
Ndërsa një fakt tjetër movitues është ai se finalja e këtij edicioni të garës zhvillohet në stadiumin e tyre, Santiago Bernabeu. Nga ana e saj, Cadena SER ka përsëritur parashikimin e bërë dy javë më parë nga trajneri i Getafes, Michel – yll i Realit i viteve ‘80– se ekipi do ta fitojë titullin.
Mediat katalonase të dielën kanë preferuar të fokusohen në formën e mirë të sulmuesit Lionel Messi – dy golat e të cilit në Almeria e dërguan në krye të renditjes së golashënuesve me 19 – në vend se me kalimin e Realit në kreun e tabelës.
Mirëpo, El Mundo Deportivo e quajti rezultatin në Almeria “barazim me shije të hidhur”, ndërsa Sport e përshkroi si të “pamjaftueshëm”. La Vanguardia, komentoi se “Barcelona nuk duket ta ketë shkëlqimin dhe shpirtin e sezonit të kaluar”.