TBA, plot albume

Rap-grupi i njohur shqiptar “The Bloody Alboz” pritet që të bëjnë një bum me paraqitjet e tyre për publikun kosovar gjatë këtij viti.
Një burim i afërt me grupin ka thënë se është pothuajse e sigurt që Rebel a.K.a UniKKatil do të realizojë një album gjatë këtij viti, i cili album do të jetë solo dhe pritet të realizohet gjatë verës apo në fund të vitit.
“Njëjtë do të bëjnë edhe anëtarët e tjerë të TBA që jetojnë në SHBA, Evropë, të cilët do të realizojnë albume për këtë vit”, tha për Rozë Dry-Ton, i cili vetëm sa ka përgatitur një album.
Sipas tij, album solo gjatë muajit prill pritet të lansojë edhe rep këngëtari tjetër kosovar, Dredha, i cili jeton në Suedi dhe DMK.
Ditë më parë është thënë që edhe BarooTi është duke e përgatitur një album, ndërkaq në përpunim e sipër të albumit të tij është edhe rap-këngëtari tjetër i TBA-së, F-Tim.
Dry-Ton po ashtu ka thënë se pritet të realizohet edhe një koncert i TBA-së në Zvicër, ndërkaq anëtarët janë duke shikuar mundësitë që të mbajnë një koncert edhe në Kosovë.