Terri: Kritikat? Unë po luaj mirë
Kapiteni i çelsit, Xhon Terri, ka thyer heshtjen dhe u është përgjigjur kritikëve të formës së tij, duke thënë se ai po luan mirë si për ekipin ashtu dhe për kombëtaren. “Nuk ka shumë lojtarë që dalin publikisht dhe i mbajnë duart lart, ashtu siç bëra unë pas ndeshjes me Evertonin, theksoi Terri për ‘People’, Gjithashtu, mora dhe një goditje në ajër në një ndeshje, por përveç kësaj, jam mjaft i kënaqur me formën time këtë vit. Në pjesën e parë të sezonit tregova një formë të mirë, por pas rezultateve të dobëta dhe asaj që ndodhi në javët e kaluara, e gjithë vëmendja ishte tek unë. Por unë ndiej se po luaj mirë. Luajta kënaqshëm ndaj Egjiptit. Ishte me rëndësi për mua që të paraqitem sa më mirë. Unë mendoj se isha lider ndaj Egjiptit. Mendoj se secili që e ndoqi atë takim, ka mundur ta shohë mirë një gjë të tillë”, tha Terri.
#