Madrilenët zëvendësojnë Ronaldon me Falkaon
Qëndrimi i Kristiano Ronaldos në Madrid pothuajse po bëhet i vështirë. Tashmë më pranë është divorci dhe zgjidhja është e menjëhershme, Radamel Falkao zëvendëson. Mundo Deportivo deklaron se po mendohet seriozisht për kandidatët e zëvendësuesit të Ronaldos. Në skenë tashmë është emri i sulmuesit të Atletikos, i cili mund të veshë shumë shpejt këmishën e bardhë. Falkao ka një klauzolë 60 milionë euro. Nëse problemet me luzitanin Ronaldo nuk do të përfundojnë, shumë shpejt Falkao do të jetë zëvendësuesi i tij. Presidenti madrilen, Florentino Perez, është gati të ofrojë shumën e kërkuar për të marrë shërbimet e lojtarit dhe qëllimi i tij është ta bëjë sulmuesin lojtarin e dytë më të paguar në klub.
Madrilenët zëvendësojnë Ronaldon me Falkaon burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip